31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kjo është fjalë e madhe dhe thuhet vetëm në lidhje me Kuranin, Sunetin e të

Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe gjërat thelbësore që

dihen prej fesë; Kurse dijetari i nderuar Salih el-Feuzani, në lidhje me fjalën e

mësipërme të autorit tek pika 153, thotë se autori nuk ka për qëllim ngritjen e

librit të tij, Sherhu Sunneh, mbi Kuranin dhe Sunetin, porse ka për qëllim ato

që ka përmendur prej argumenteve nga Kurani dhe Sunneti në librin e tij. El

Fevzani vazhdon dhe thotë se disa shpjegues të këtij libri e kanë keqkuptuar

fjalën e autorit tek pika 153 duke menduar se autori i jep më shumë rëndësi

librit të tij sesa Kuranit dhe Sunetit, porse ai ka pasur për qëllim atë që

përmendëm pak më lart.

[154] - Prej Sunetit është që të mos ndihmosh askënd në bërjen e

gjynahut, të mos ndihmosh askënd të shkelë ligjet e Allahut, edhe nëse

ata konsiderohen njerëz të mirë. Nuk ka bindje ndaj krijesës në shkelje të

dispozitave të Allahut. Mos ia bëj askujt të dashur dhe të pranueshëm

gjynahun, por urreje atë vetëm për hir të Allahut të Lartmadhëruar.

[155] - Besimi se pendimi është detyrë. Prandaj është detyrë për të gjithë

njerëzit që të pendohen tek Allahu i Lartësuar, prej gjynaheve të mëdha

dhe të vogla.

Shpjegim:

Besimi se pendimi është detyrë. Prandaj është detyrë për të gjithë njerëzit që të

pendohen tek Allahu i Lartësuar, prej gjynaheve të mëdha dhe të vogla.

Allahu thotë:

“Ata të cilët nuk pendohen, me të vërtetë që ata janë zullumqarë.” ( El-

Huxhurat: 11)

[156] - Kush nuk dëshmon për atë për të cilin i Dërguari i Allahut sallAllahu

'alejhi ue sel-lem ka dëshmuar se është prej banorëve të xhenetit,

ky person është bidatçi, i humbur dhe dyshues në atë që ka thënë i

Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

Malik ibën Enesi (RahimehUllah) ka thënë: “Kush kapet fort pas Sunetit dhe

shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem janë të qetë

prej gjuhës së tij dhe vdes në këtë gjendje, ai ka për të qenë me Profetët,

besnikët, dëshmorët dhe vepërmirët, edhe nëse në punët e tij ka

mangësi.”

Bishru ibën el Harith ka thënë: “Islami është Suneti dhe Suneti është

Islami.” Fudajl ibën Ijadi ka thënë: “Kur shoh ndonjë person prej ndjekësve

të Sunetit, më duket sikur po shoh ndonjërin prej shokëve të të Dërguarit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!