31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

është ashtu siç e ke përshkruar. Kur të jesh i sigurt për të, për rrugën që

ndjek ai, për diturinë dhe fenë e tij, atëherë lavdëroje atë. Por të flasësh

mirë dhe të lavdërosh dikë kur nuk di asgjë në lidhje me të, atëherë ky

lavdërim është i rrezikshëm dhe i mashtron njerëzit. Sa mirë do të ishte

sikur ata që i lavdërojnë njerëzit, të qëndronin në këtë kufi, duke mos

lavdëruar askënd pa u plotësuar kushtet e lavdërimit! Lavdërimi është

dëshmi dhe nëse lavdërimi nuk është i saktë, atëherë ajo është dëshmi e

rrejshme.”

Fjala e autorit “derisa të mblidhet tek ai i gjithë Suneti” domethënë se

cilësitë e Sunetit shfaqen në akide, në dije, në punë, në pasimin e es selefus

salih. Por nëse personi ka vetëm një cilësi të Sunetit, atëherë mos gjyko për të

se është pasues i Sunetit thjesht sepse ka atë cilësi të vetme. Si është puna me

atë që nuk ka asnjë cilësi?

Shejkh Abdul-Aziz ibën Abdullah er-Raxhihi (hafidhahUllah) thotë: “Cilësohet

“pasues i Sunetit” vetëm ai person që është i ruajtur prej bidatit. Nëse ai

bën disa bidate, atëherë nuk i thuhet “pasues i Sunetit” pa u përmbledhur

tek ai i gjithë Suneti dhe derisa të jetë i pastër prej polemikës. Kush bën

disa bidate dhe punon me Sunet, atij nuk i thuhet në përgjithësi “pasues i

Sunetit”, por thuaj: - Ai është pasues i Sunetit në ato gjëra ku përputhet

me Sunetin dhe është pasuesi i bidatit në ato gjëra ku përputhet me

bidatin.”

[149] - Abdullah ibën el Mubarek ka thënë: “Baza e shtatëdhjetë e dy

grupeve të pasuesve të epshit janë katër, e nga këto të katërta degëzohen

këto shtatëdhjetë e dy. Këto janë: kaderijet, murxhiet, shiat dhe

havarixhët.” Kush i jep përparësi Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe Aliut

ndaj të gjithë shokëve të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sellem,

nuk flet për pjesën tjetër vetëm se për mirë dhe lutet për ta, ai nuk

ka lidhje me medhhebin e shiave. Kush thotë se besimi është fjalë dhe

vepër, shtohet dhe pakësohet, ai nuk ka lidhje me irxhanë. Kush thotë se

namazi pas çdo personi të devotshëm dhe mëkatar është i saktë, se

lejohet xhihadi me çdo prijës, nuk e shikon të lejuar daljen kundër

sunduesit me shpatë si dhe lutet për ta që të përmirësohen, ky person

nuk ka aspak lidhje me fjalën e Havarixhëve. Kush thotë se të gjitha

paracaktimet, qofshin për mirë dhe për keq, janë prej Allahut dhe se Ai

udhëzon kë të dojë dhe humb nga rruga e drejtë kë të dojë, ky person që e

thotë këtë është i pastër prej fjalëve të kaderijeve dhe është sunij.

[149] - Është shfaqur edhe një tjetër bidat, i cili në fakt është mohim

(kufër) i Allahut të Madhëruar dhe kush e thotë atë është jobesimtar dhe

s’ka dyshim për këtë. Ky është bidati i të besuarit te rikthimi në jetën e

kësaj bote, duke thënë p.sh. se Ali ibën ebi Talibi është gjallë dhe se ka

për t’u kthyer para Ditës së Kiametit, apo Muhamed ibën Ali, Xhafer ibën

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!