31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Duke u bazuar në fjalën e Profetit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

“Kush mëson ndonjë dije nga yjet ai ka përvetësuar njërën prej degëve të

magjisë, shton sa të shtojë.”

E ka nxjerrë Ebu Davudi (3905) dhe Ibën Maxhe (3726) prej hadithit të

Abdullah ibën Abasit (radij-Allahu ‘anhum). E ka saktësuar Albani në Sahihu

et Tergib vet Terhib (3051) dhe në Silsiletu es Sahihah (2/420 me nr. 793).

[107] - Ki kujdes nga studimi i skolastikës dhe nga uljet në kuvendet e

skolastikëve. Kapu fort pas ethereve (gjurmëve të parëve tanë të sinqertë),

pas pasuesve të ethereve, vetëm ata pyet, me ata ulu dhe prej tyre merr!

[108] - Dije se Allahu nuk është adhuruar ndonjëherë me ndonjë adhurim

më të mirë sesa me devotshmërinë ndaj Tij, me frikërespekt, bindje,

përulje si dhe me ndjenjën e turpit ndaj të Lartmadhëruarit.

[109] - Ruhu nga të qëndruarit me atë që fton në çështje të tilla si

dashuria e zjarrtë dhe mallëngjimi për Allahun, nga ata të cilët veçohen

me gratë e huaja dhe nga kokat e grupacioneve, ngase të gjithë ata janë

në humbje.

[110] - Dije, Allahu të mëshiroftë, se Allahu i Lartmadhëruar i ka ftuar të

gjitha krijesat në adhurimin e Tij e pas kësaj, me mirësinë e Tij, atë që

dëshiron e udhëzon në Islam.

[111] - Përmbahu nga lufta që ndodhi ndërmjet Aliut, Muauijes, Aishes,

Talhës, Zubejrit dhe atyre që ishin me ta. Mos polemizo për atë që u

ndodhi atyre, por lëre çështjen e tyre tek Allahu i Lartmadhëruar. I

Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kini kujdes kur

të përmendi shokët e mi, krushqit e mi dhe motrat e mia!” Si dhe fjala e

tij: “Allahu i Lartmadhëruar shikoi te pjesëtarët që morën pjesë në luftën

e Bedrit dhe tha: “Punoni çfarë të dëshironi sepse Unë ju kam falur.”

Shpjegimi:

Përmbahu nga lufta që ndodhi ndërmjet Aliut, Muauijes, Aishes, Talhës,

Zubejrit dhe atyre që ishin me ta. Mos polemizo për atë që u ndodhi atyre, por

lëre çështjen e tyre tek Allahu i Lartmadhëruar. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu

'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kini kujdes kur të përmendi shokët e mi,

krushqit e mi dhe motrat e mia!”

Me këtë tekst ky hadith nuk saktësohet. Shih Silsiletu ed Daifeh (3601) dhe

Daiful Xhami (1537-1538), të dy të Albanit (RahimehUllah).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!