31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Allahu të mëshiroftë! Ruaje veten dhe ki kujdes prej ekstremizmit në fe

sepse ai nuk është prej udhëzimit të drejtë.

[104] - Gjithçka që të përshkrova në këtë libër ka ardhur nga Allahu, nga i

Dërguari i Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, nga shokët e tij, nga tabi’inët

dhe nga brezi i tretë deri në brezin e katërt. Prandaj kije frikë Allahun, o

rob i Allahut, dhe është detyrë për ty që të besosh, të dorëzohesh, ta lësh

çështjen në dorë të Allahut dhe të jesh i kënaqur me çdo gjë që përmendet

në këtë libër. Po ashtu, mos ia mbaj të fshehur këtë libër asnjë muslimani,

se ndoshta Allahu me anë të tij kthen të pavendosurin nga ajo që e ka

kapluar, bidatçiun nga bidati i tij apo të humburin nga humbja e tij dhe i

shpëton me anë të këtij libri. Ki frikë Allahun dhe kapu fort pas çështjes

së parë e të lashtë, që është çdo gjë të cilën ta përshkrova në këtë libër.

RahimehUllah atë person që e lexon këtë libër, e përhap, punon me të,

fton tek ai dhe argumentohet me të, ngase në të gjendet feja e Allahut dhe

e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Kush ndjek drejtim

tjetër, që bie ndesh me atë që është në këtë libër, ai nuk e adhuron

Allahun me fenë e drejtë dhe e ka kthyer mbrapsht atë. Ashtu sikurse

njeriu beson te të gjitha ato që ka thënë Allahu i Lartmadhëruar, por

dyshon vetëm te një shkronjë e vetme, atëherë ai ka hedhur poshtë

gjithçka që ka thënë Allahu i Lartmadhëruar dhe është jobesimtar. Po

ashtu, edhe dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç

Allahut pranohet vetëm nga ai që e ka qëllimin e sinqertë dhe bindjen e

patundshme. Allahu nuk pranon asgjë prej Sunetit nëse lihet diçka prej

tij. Kush lë diçka prej Sunetit, ai e ka lënë të gjithë atë. Detyra jote është

të pranosh dhe të mos bëhesh refuzues e kryeneç sepse të qenët i tillë

nuk është aspak prej fesë. E sidomos në këtë kohë, e cila është kohë e

keqe (për shkak të shumimit të grupacioneve dhe njerëzve që ftojnë në

humbje). Pra, frikësoju Allahut!

[105] - Kur të ndodhin trazirat, qëndro në shtëpinë tënde, largohu prej

sprovës dhe ruhu nga fanatizmi. Çdo përplasje që ka ndodhur dhe ndodh

në këtë botë ndërmjet muslimanëve është sprovë. Prandaj ki frikë Allahun

një e të vetëm dhe pa rival, mos merr pjesë në luftë, mos lakmo, mos rend

pas tyre, mos ano nga ata dhe mos duaj asgjë prej çështjeve të tyre ngase

siç kanë thënë: Kush e pëlqen veprimin e një populli, qoftë i mirë apo i

keq, ai është si ai që e vepron atë. Allahu na forcoftë ne dhe ju në

kënaqësinë e Tij dhe na largoftë prej shkeljeve të ligjeve të Tij!

[106] - Pakësoje shikimin tek yjet, me përjashtim të rasteve kur e bën

këtë për të llogaritur kohët e namazit dhe lër çdo gjë tjetër përveç kësaj,

ngase ajo të fton në mohim (zendeka).

Shpjegimi:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!