31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Dije, Allahu të mëshiroftë, se kush flet diçka në lidhje me fenë e Allahut

nga mendja e tij, duke bërë analogji apo duke e interpretuar sipas logjikës

së tij, pa patur argument nga Suneti e xhemati, ai ka folur për Allahun atë

që nuk e di. E, kush flet pa patur dije, ai është prej atyre që flasin në

çështjet e fesë pa pasur argument (el mutekel-lifin). Por e vërteta është

vetëm ajo që vjen nga Allahu. Suneti është Tradita e të Dërguarit të

Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, kurse xhemati është unanimiteti

rreth të cilit janë bashkuar shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu

'alejhi ue sel-lem në kalifatin e Ebu Bekrit, Umerit dhe Uthmanit.”

Shejkh Abdulaziz ibën Abdullah er Raxhihi (hafidhahUllah) thotë: Fjala e tij

“pa patur argument”, domethënë nga Kurani, “nga Suneti e xhemati, dije se

ai ka folur ndaj Allahut atë që nuk e di”, të folurit në lidhje me Allahun duke

mos patur dije është më e rëndë se shirku. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj:

“Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të

hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t’i shoqërohet

Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte

dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.” (Kurani, El Earaf: 33). Pra,

Allahu e ka vendosur të folurit ndaj Tij pa pasur dije sipër shirkut sepse ajo

përmbledh shirkun dhe gjërat e tjera. Prej shirkut gjithashtu është të flasësh

në lidhje me Allahun e Madhëruar pa pasur dije.

“Kini kujdes nga të thelluarit dhe ashpërsia, porse ju këshilloj që të

kapeni fort pas fesë suaj të hershme.”

Kjo është prej fjalës së Ibën Mesudit (radijAll-llahu anhu), e ka nxjerrë Ed

Daremiu në Sunenin e tij (1/66, me nr. 142 dhe 143), El Lalikai në Sherhu

I’tikad (1/87, me nr. 108) etj.

[100] - Dije se feja origjinale (El Atik), ashtu siç është shpallur, është ajo

që ka qenë prej vdekjes së të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sellem

deri në vrasjen e Uthman ibën Afanit, e cila ishte edhe përçarja apo

mosmarrëveshja e parë, kur populli filloi të luftonte me njëri-tjetrin, u

përça dhe filloi të ndiqte lakminë, dëshirat dhe prirjen për nga dynjaja.

Nuk i lejohet askujt të shpikë diçka që nuk e kanë bërë shokët e të

Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, as që të ftojë në diçka të

cilën ai vetë e ka shpikur apo e ka marrë nga dikush tjetër prej

bidatçinjve, sepse do të ishte njësoj sikur ta kishte shpikur vetë. Kushdo

që pretendon diçka të tillë dhe e përhap atë, ai ka refuzuar Sunetin, ka

kundërshtuar të vërtetën dhe xhematin dhe ka lejuar bidatet. Ky person

është më i dëmshëm për këtë popull sesa vetë Iblisi. Kush e di se çfarë

kanë lënë bidatçinjtë prej Sunetit dhe çfarë kanë përçarë dhe kapet fort

pas Sunetit, ai është pasues i Sunetit dhe xhematit, meriton të pasohet,

të ndihmohet dhe të mbrohet. Kjo është ajo për të cilën ka këshilluar i

Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!