31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ebu Davudi ka thënë: “Kam dëgjuar Uthman ibën ebi Shejbeh të thotë:

“Ata të cilët thonë se Kurani është Fjala e Allahut dhe pastaj heshtin janë

më të këqij se ata, d.m.th. sesa ata që thonë: “Kurani është i krijuar.” {Ky

ether është sahih}. Shkëputur nga Kitabus Suneh i djalit të imam Ahmedit,

Abdullah ibën Ahmed.

“…dhe nuk thotë është i krijuar dhe as nuk është i krijuar, ai është

xhehmij. Kështu ka thënë Ahmed ibën Hanbeli.”

Ashtu siç është te libri Akidetu es Selef ve As’hab el Hadith, i Es Sabunit; El

I’tikad, i El Bejhakiut, fq 110, Sherhu Usul el Itikad të El Lalikait (1/178-179);

El Ibaneh, fq. 87, dhe Es Sunneh të Abdullah ibën imam Ahmed ibën Hanbelit

(1/179, 279-280).

“I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush do të

jetojë prej jush pas meje ka për të parë kundërshtime të shumta. Porse

unë ju këshilloj të kini kujdes prej shpikjeve, sepse ajo është humbje. Ju

këshilloj të kapeni fort pas Sunetit tim dhe rrugës së kalifëve të drejtë e

të udhëzuar drejt që do jenë pas meje! Kapuni për të dhe shtrëngojeni fort

me dhëmballë.”

E ka nxjerrë Ebu Davudi (4607), Ibën Maxhe (42), Et Tirmidhiu (2676) dhe

Ibën Hibani në Sahihun e tij (1/178-179) me nr. 5 dhe e ka saktësuar Albani

në Sahihu et Tergib vet Terhib (37).

[95] - Dije se xhehmijve u erdhi shkatërrimi për shkak se u thelluan në

imagjinatat rreth Allahut dhe futën pyetjet “pse?” dhe “si?” duke lënë

gjurmët e të parëve. Themeluan analogjinë, e peshuan fenë me logjikën e

tyre duke bërë kështu mohim të hapur pa diskutim. I quajtën mohues

njerëzit e tjerë dhe u detyruan të shpiknin mohimin e cilësive. Disa

dijetarë, mes të cilëve edhe Ahmed ibën Hanbeli, kanë thënë: “Xhehmiu

është jobesimtar, nuk është musliman, gjaku i tij është i lejuar dhe nuk

trashëgon dhe as trashëgohet prej tij ngase ai ka thënë se nuk ka namaz

xhumaje, nuk ka xhemat, nuk ka namaz festash (Bajramesh) si dhe nuk ka

sadaka.” Po ashtu kanë thënë xhehmijet se kush nuk thotë “se Kurani

është i krijuar” ai është jobesimtar (kafir). E lejuan përdorimin e shpatës

ndaj popullit të Muhamedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe i

kundërshtuan ata të cilët ishin para tyre. Filluan t’i sprovonin njerëzit me

diçka për të cilën i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem nuk ka

folur e po ashtu askush prej shokëve të tij. Kërkuan mosfunksionimin e

xhamive, dobësuan Islamin, zhvlerësuan xhihadin, vepruan për përçarjen,

kundërshtuan gjurmët, u bazuan mbi ligjet e abroguara, u argumentuan

me ajetet shumëkuptimëshe duke i futur njerëzit në dyshime rreth fesë

tyre. Polemizuan në lidhje me Zotin dhe thanë se dënimi i varrit nuk

është i vërtetë, po ashtu Haudi, po ashtu nuk ka ndërmjetësim dhe se

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!