31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

tyre, duke qenë të bindur se ata ishin në Islamin e vërtetë dhe besimin e

saktë, ua besuan fenë atyre dhe gjetën qetësinë. Mësuan se feja ishte

vetëm me pasim, me pasimin e shokëve të Muhamedit sal-lAllahu 'alejhi

ue sel-lem.

Shpjegimi:

“Dije, Allahu të mëshiroftë, se dijetarët nuk kanë reshtur së

kundërshtuari fjalën e Xhehmijve deri në sundimin e Beni el Abasit.

Filluan të vegjlit të flasin për çështjet e mëdha të umetit.”

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Allahu nuk e ngre dijen duke e hequr atë nga njerëzit, por e ngre me

marrjen e dijetarëve, derisa të mos mbesë asnjë dijetar. Atëherë njerëzit

do të marrin për të parë të tyre injorantët, të cilët do të pyeten dhe do të

përgjigjen pa pasur dije dhe kështu do të humbin vetë dhe do të humbin

edhe të tjerët.” (Mutefekun alejhi) Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllllahu

anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem

ka thënë: “Do të vijnë disa vite mashtruese, ku do të besohet gënjeshtari

dhe do të përgënjeshtrohet i sinqerti, do t’i zihet besë të pabesit ndërsa i

besueshmi do të konsiderohet i pabesë si dhe do të flasë në atë kohë er

ruvejbida.” Të pranishmit i thanë: “Ç’është er ruvejbida?”. “Njeriu i

pavlerë, i cili ndërhyn në çështjet e popullit.”

E ka nxjerrë Ahmedi dhe Ibën Maxheh. Hadithi është sahih me rrugët dhe

dëshmuesit e tij.

[94] - Dije se kush thotë se shqiptimi im me Kuran është i krijuar, ai është

bidatçi, kurse ai që hesht dhe nuk thotë është i krijuar dhe as nuk është i

krijuar, ai është xhehmij. Kështu ka thënë Ahmed ibën Hanbeli. I Dërguari

i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush do të jetojë prej

jush pas meje ka për të parë kundërshtime të shumta. Porse unë ju

këshilloj të kini kujdes prej shpikjeve, sepse ajo është humbje. Ju

këshilloj të kapeni fort pas Sunetit tim dhe rrugës së kalifëve të drejtë e

të udhëzuar drejt që do jenë pas meje! Kapuni për të dhe shtrëngojeni fort

me dhëmballë.”

Shpjegimi:

“Dije se kush thotë se shqiptimi im me Kuran është i krijuar, ai është

bidatçi, kurse ai që hesht 154 dhe nuk thotë është i krijuar dhe as nuk

është i krijuar, ai është xhehmij. Kështu ka thënë Ahmed ibën Hanbeli.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!