31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shejkh Ahmed ibën Jahja en Nexhmi (RahimehUllah) në lidhje me fjalën e

autorit: “Dije, Allahu të mëshiroftë, se prej njeriut kërkohet që të jetë i

prirë gjithmonë nga mëshira, ngase ai nuk e di se në ç’gjendje do vdesë,

cili do jetë përfundimi i tij”, thotë se është detyrë për personin që në këtë

dynja të jetë ndërmjet frikës dhe shpresës. Dijetarët kanë thënë se nga

muslimani kërkohet që tek ai të mbizotërojë më shumë frika në momentet kur

është në gjendje të mirë, nga ana shëndetësore, ndërsa në momentet e vdekjes

të mbizotërojë më shumë shpresa. Në hadithin që transmeton Enesi (radijAllllahu

anhu) ka ardhur se Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem hyri te një

djalosh, i cili ishte në momentet e fundit të jetës. I tha atij: “Si po të gjej?”

Tha: “Pasha Allahun, o i Dërguari i Allahut, unë shpresoj tek Allahu dhe

kam frikë për gjynahet e mia!” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sellem

tha: “Nuk bashkohen këto të dyja në zemrën e personit duke qenë në

këtë gjendje vetëm se Allahu ka për t’i dhënë atij atë që shpreson dhe do e

ruajë nga ajo që frikësohet.” E ka nxjerrë Ibën Maxhe dhe Et Tirmidhiu dhe

teksti është i tij. Et Tirmidhiu ka thënë: “Ky hadith është hasen garib. Disa të

tjerë e kanë transmetuar këtë hadith prej Thabitit e ky nga Profeti sal-lAllahu

'alejhi ue sel-lem mursel.

[89] - Besimi se Allahu i Lartmadhëruar ia ka treguar Profetit të Tij sallAllahu

'alejhi ue sel-lem se çfarë do të ndodhë në popullin e tij deri në

Ditën e Kiametit.

[90] - Dije se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Ka për t’u ndarë populli im në shtatëdhjetë e tre grupe, të gjitha do të

jenë në zjarr përveç njërit. Ai është xhemati.” I thanë atij: “O i Dërguar i

Allahut, kush janë ata?” Tha: “Janë ata që ndodhen në atë që jam sot unë

dhe shokët e mi.”

Kështu ishte feja në kohën e sundimit të Umerit, po kështu edhe në sundimin

e Uthmanit. Kur u vra Uthmani, filluan kundërshtimet dhe bidatet dhe njerëzit

u ndanë në parti dhe grupacione. Disa njerëz qëndruan me vendosmëri në të

vërtetën që në fillim të ndryshimeve, e shprehën të vërtetën dhe i ftuan njerëzit

në të. Populli vazhdoi të ishte në rrugën e drejtë deri në brezin e katërt të

sundimit të Beni Fulan, kur koha u përmbys dhe njerëzit ndryshuan, u

përhapën bidatet dhe u shtuan thirrësit e rrugës së gabuar, larg rrugës së

xhematit. Ndodhën sprovime të vështira në gjëra për të cilat nuk kishte folur as

i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, as shokët e tij. Autorët e

këtyre sprovave ftuan në përçarje, ndërkohë që i Dërguari i Allahut kishte

ndaluar nga kjo gjë. E quajtën njëri-tjetrin jomuslimanë dhe secili ftonte në

idenë e tij dhe në konsiderimin si mohues të kundërshtarit. Injorantët,

udhëheqësit dhe ata që nuk kishin dije u ofruan njerëzve gjërat e dynjasë dhe i

kërcënuan me dënim. E kështu njerëzit filluan t’i ndjekin prej frikës së

ndëshkimit në dynja dhe lakmisë ndaj të mirave që u ofronin. Suneti dhe

ndjekësit e tij po fshiheshin, u shfaqën dhe u përhapën bidatet dhe njerëzit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!