31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

[87] - Dije se shitblerja që bëhet në tregjet e muslimanëve është e lejuar

nëse veprohet sipas dispozitave të Kuranit, Islamit dhe Sunetit, pa u

cenuar nga ndonjë ndryshim, padrejtësi apo diçka që bie në kundërshtim

me Kuranin apo me dijen.

[88] - Dije, Allahu të mëshiroftë, se prej njeriut kërkohet që të jetë i prirë

gjithmonë nga mëshira derisa të jetë në dynja, ngase ai nuk e di se në

ç’gjendje do vdesë, cili do jetë përfundimi i tij dhe se në ç’gjendje ka për

ta takuar Allahun edhe nëse i bën të gjitha veprat e mira. Kërkohet nga

personi i cili e ka tepruar që të mos e humbë shpresën tek Allahu i

Madhëruar në momentet e vdekjes, të ketë mendimin më të mirë për

Allahun e Lartmadhëruar dhe të ketë frikë për gjynahet e veta. Nëse

Allahu e mëshiron atë, e bën këtë si mirësi prej Tij dhe nëse Ai e dënon

atë, e dënon për shkak të gjynaheve që ai ka bërë.

Shpjegimi:

Dije, Allahu të mëshiroftë, se prej njeriut kërkohet që të jetë i prirë gjithmonë

nga mëshira derisa të jetë në dynja, ngase ai nuk e di se në ç’gjendje do vdesë,

cili do jetë përfundimi i tij dhe se në ç’gjendje ka për ta takuar Allahun edhe

nëse i bën të gjitha veprat e mira. Kërkohet nga personi i cili e ka tepruar që të

mos e humbë shpresën tek Allahu i Madhëruar në momentet e vdekjes, të ketë

mendimin më të mirë për Allahun e Lartmadhëruar.

E ka nxjerrë Muslimi (2877) prej hadithit të Xhabirit (radijAll-llahu anhu), i cili

ka thënë:

“Kam dëgjuar Profetin sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem tri ditë para se të

ndërronte jetë duke thënë: “Mos të vdesë askush prej jush vetëm se duke

pasur mendimin më të mirë për Allahun.”

“…dhe të ketë frikë për gjynahet e veta.”

E ka nxjerrë Ibën Maxhe (4261), En Nesaiu në El Kubra (10901) etj., prej

hadithit të Enesit (radijAll-llahu anhu), se Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem

hyri për vizitë tek një djalosh i cili ishte në momentet e vdekjes dhe i tha: “Si

po të gjej?” Tha: “O i Dërguari i Allahut, shpresoj tek Allahu dhe kam frikë

për gjynahet e mia.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem tha:

“Nuk bashkohen këto të dyja tek zemra e robit në këto momente vetëm se

Allahu do t’i japë atij çfarë shpreson dhe do e sigurojë nga ajo që ai

frikësohet.” E ka bërë hasen shejh Albani (RahimehUllah) në Silsiletu es

Sahihah (3/41) me nr. 1051.

“Nëse Allahu e mëshiron atë, e bën këtë si mirësi prej Tij dhe nëse Ai e

dënon atë, e dënon për shkak të gjynaheve që ai ka bërë.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!