31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Ata do të mbulohen me shtresa zjarri nga sipër dhe nga poshtë. Me këtë,

Allahu i tremb robërit e Vet. “O robërit e Mi, më kini frikë Mua!” (Ez-

Zumer: 16)

“…me të cilin do t’u shkrihen ç’kanë në barqe dhe lëkura.” (El-Haxh: 20)

[82] - Dije se namazet e detyrueshme janë pesë, nuk shtohet mbi to dhe

nuk pakësohet, kurse në udhëtim namazi është dy rekate, përveç

akshamit. Kush thotë se namazet janë më shumë se pesë, atëherë ai ka

shpikur. Po ashtu edhe ai që thotë se janë më pak se pesë. Allahu nuk

pranon asnjë prej tyre (namazeve) vetëm se në kohën e tyre, përjashto

rastet kur harron, atëherë personi është i arsyetuar dhe e fal atë në

momentin që kujtohet, ose kur është udhëtar dhe bashkon dy namazet

nëse dëshiron.

Shpjegimi:

“Dije se namazet e detyrueshme janë pesë, nuk shtohet mbi to dhe nuk

pakësohet.”

Ashtu siç ka ardhur në hadithin e israsë dhe miraxhit, të cilin e ka nxjerrë

Buhariu (3570) dhe Muslimi (162) prej hadithit të Enes ibën Malikut (radijAllllahu

anhu). Ky është teksti i Muslimit, se Allahu i Lartmadhëruar tha:

“O Muhamed, këto janë pesë namaze në ditë-natë.”

“Allahu nuk pranon asnjë prej tyre (namazeve) vetëm se në kohën e tyre.”

Ashtu siç është në fjalën e të Madhëruarit:

“…namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.” (En-Nisa: 103)

“…përjashto rastet kur harron, atëherë personi është i arsyetuar dhe e fal

atë në momentin që kujtohet.”

Siç ka ardhur në hadithin e transmetuar nga Enes ibën Maliku (radijAll-llahu

anhu): “Profeti i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kush e harron faljen e namazit apo fle, atëherë shpagimi i tij është që ta

falë atë kur t’i kujtohet.”

E ka nxjerrë Buhariu (597) dhe Muslimi (684) dhe ky është teksti i tij.

“…ose kur është udhëtar dhe bashkon dy namazet nëse dëshiron.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!