31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

[80] - Dije, Allahu të mëshiroftë, se nuk ka ndodhur dalja nga feja

(zendeka), as mohimi, as dyshimi, as bidati dhe as humbja vetëm se nga

skolastika (ilmul kelam), polemikat dhe analogjia, të cilat janë dyert e

bidatit, dyshimeve dhe daljes nga feja. Është për t’u habitur se si mund të

bjerë personi në polemikë dhe grindje kur Allahu i Madhëruar thotë:

“Askush nuk i vë në dyshim shpalljet e Allahut, përveç atyre që nuk

besojnë.” Prandaj është detyrë për ty që të dorëzohesh dhe të jesh i

kënaqur me etheret dhe pasuesit e ethereve, të përmbahesh dhe të

heshtësh.

Shpjegimi:

“Askush nuk i vë në dyshim shpalljet e Allahut, përveç atyre që nuk

besojnë.” Surja Gafir: 4

[81] - Besimi se Allahu i Lartmadhëruar do t’i dënojë krijesat e tij në zjarr

me el eglal apo vargonj në qafë, me el enkal dhe me zinxhirë, kurse zjarri

është në brendësinë e tyre, sipër tyre dhe poshtë tyre.136 Xhehmijet, prej

të cilëve Hisham el Futiju, kanë thënë: “Porse Allahu ka për ta dënuar te

zjarri”, duke kundërshtuar kështu Allahun dhe të Dërguarin e Tij.

Shpjegimi:

“Besimi se Allahu i Lartmadhëruar do t’i dënojë krijesat e tij në zjarr me

el eglal.”

Janë pranga me të cilat lidhen duart në qafë.

Është hekur i rëndë.

“…apo vargonj në qafë, me el enkal.”

“…dhe me zinxhirë, kurse zjarri është në brendësinë e tyre, sipër tyre dhe

poshtë tyre.”

Ashtu siç është në fjalët e të Madhëruarit:

“…kur t’u vihen vargonj në qafë dhe të sillen me zinxhirë në ujë të valë e

pastaj të digjen në zjarr.” (Gafir: 71-71)

“Pa dyshim, Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zinxhirë, pranga dhe

zjarr flakërues.” (El-Insan: 4)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!