31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

“Allahu e ka ditur se krijesat do ta kundërshtonin Atë, që para se t’i

krijonte ata. Dija e Tij depërton tek ata, edhe pse Ai e njeh mirë

mosbindjen e tyre, por kjo nuk e pengoi Atë që t’u mundësonte njerëzve

udhëzimin në fenë islame. Madje Ai gjithnjë është bujar dhe mirëbërës

ndaj tyre, Atij i takon falënderimi!”

Ashtu siç është në fjalën e të Madhëruarit:

“Ata e quajnë si favor për ty që kanë pranuar Islamin. Thuaju: “Mos e

quani si favor për mua se keni pranuar Islamin, përkundrazi, Allahu ju ka

dhuruar mirësi dhe ju ka udhëzuar në besim, nëse ajo që thoni është e

vërtetë!” (El-Huxhurat: 17)

[78] - Dije se përgëzimet në momentet e vdekjes janë tre, do thuhet: -

Përgëzohu o i dashuri i Allahut me kënaqësinë e Allahut dhe xhenetin! Do

thuhet: Përgëzohu o armik i Allahut me hidhërimin e Allahut dhe zjarrin!

Dhe do thuhet: - Përgëzohu o rob i Allahut me xhenetin pas el

intikamit!130 Kjo është fjala e Ibën Abasit.

Shpjegimi:

Është për qëllim me el intikam në këtë fjali futja në zjarr me qëllim pastrimi e

pastaj futja në xhenet e atyre që Allahu dëshiron prej njësuesve.

[79] - Dije se të parët të cilët do e shohin Allahun janë të verbrit, pastaj

burrat, pastaj gratë. Dhe do ta shohin me sytë e tyre. Ashtu siç ka thënë i

Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem: “Ju keni për ta shikuar

Zotin tuaj ashtu siç shihni hënën kur është e plotë. Nuk keni për t’u

shtyrë në shikimin e Tij.”132 Besimi në të është vaxhib, kurse mohimi i

saj është kufër.

Shpjegimi:

“Dije se të parët të cilët do e shohin Allahun janë të verbrit.”

Nuk ka argument që tregon se të parët që do ta shikojnë Allahun e Madhëruar

janë të verbrit.

“Ju keni për ta shikuar Zotin tuaj ashtu siç shihni hënën kur është e

plotë. Nuk keni për t’u shtyrë në shikimin e Tij.”

E ka nxjerrë Buhariu (554) dhe Muslimi (633) prej hadithit të Xherir ibën

Abdullahut (radijAll-llahu anhu).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!