31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

atëherë ai e ka kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij sal-lAllahu 'alejhi

ue sel-lem dhe ka bërë një veprim të ndaluar. Në këtë rast është detyrë për

burrin që ta kthejë gruan dhe ta mbajë derisa të pastrohet, e pas kësaj, nëse

dëshiron, mund ta divorcojë. Ndërsa më parësore është që ta mbajë atë derisa

t’i kthehen asaj periudhat për herë të dytë e mbasi të jetë pastruar; nëse do e

mban atë ose në të kundërt e divorcon.

B - Të mos e ndajë atë në periudhën e pastërtisë së saj, nëse ai ka kryer

marrëdhënie me të, me përjashtim të rastit kur shtatzënia e saj është e qartë.

Nëse burri ka për synim që ta ndajë gruan dhe ka kryer marrëdhënie me të,

pasi ajo ishte pastruar prej menstruacioneve, atëherë ai nuk duhet ta ndajë atë

derisa t’i rikthehen sërish periudhat dhe pastaj të pastrohet, sado e gjatë të jetë

pritja. Mbas kësaj, nëse dëshiron e ndan atë, por pa kryer me të marrëdhënie.

Bën përjashtim këtu vetëm ai rast kur shtatzënia e saj është e qartë apo nëse

ka qenë shtatzënë. Pra, në këtë rast nuk ka problem nëse e divorcon atë.

Allahu i Madhëruar thotë:

“O ti Pejgamber! Kur t’i ndani gratë, i ndani ato në kohën e pastërtisë së

tyre…” [Et Talak: 1]

Ibën Abasi (radijAll-llahu anhu) ka thënë: “Nuk duhet (që burri) ta ndajë

gruan gjatë periudhës së menstruacioneve dhe as në periudhën e

pastërtisë së saj, nëse ai ka kryer marrëdhënie me të, por duhet ta mbajë

atë derisa t’i rikthehen sërish menstruacionet dhe pastaj të pastrohet. Pas

kësaj, nëse dëshiron, e ndan atë.”

C - Të mos e ndajë atë më tepër se një herë. Pra, të mos i thotë “Je dy herë e

ndarë!” apo “Je tri herë e ndarë!” dhe as t’i përsërisë “Je e ndarë, je e ndarë,

je e ndarë!” Të divorcuarit e trefishtë në të njëjtën kohë është i ndaluar

(haram), pasi transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sellem,

në lidhje me një burrë i cili e ndau gruan e vet me divorc të trefishtë në të

njëjtën kohë, ka thënë:

“A po luani me librin e Allahut ndërkohë që unë gjendem midis jush?!”

Një burrë u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, a ta vras atë?”

E vërteta është se shumë njerëz janë të pavetëdijshëm ndaj rregullave të

divorcit. Kur u teket për të divorcuar, ata divorcojnë dhe as që duan t’ia dinë

për kohën apo mënyrën e tij. Njeriu e ka për detyrë t’u përmbahet kufijve

(ndalesave) të Allahut dhe të mos i tejkalojë ato. Allahu i Madhëruar thotë:

“…e kush del jashtë dispozitave të Allahut, ai e ka dëmtuar vetveten.”

[Kurani, Et Talak: 1]. Po ashtu thotë: “Këto janë dispozita të Allahut, pra

mos i kundërshtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e Allahut, pikërisht

të tillët janë zullumqarët.” [El-Bekare: 229]. Burimi: “Ez Zevuaxh.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!