31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

pasojnë Dinin origjinal dhe Sheriatin të cilin e përqafuan dhe praktikuan

gjeneratat e para dhe të udhëzuara drejtë në Islam. Ai kritikoi dhe mohoi

praktikat e tyre politeiste, ritualet dhe risitë e tyre, jo vetëm në formë teorike

por ai pasonte fjalët e tij me vepra. Ai shkatërroi përkujtimoret dhe

përmendoret që kishin ndërrtuar populli i tij në varrezat e njerëzve, të cilët ata i

konsideronin si të shenjtë. Ai poashtu rrënonte drunjtë, të cilët i adhuronin

njerëzit.

Së shpejti, mundi i ibn Abdul Vahabit dhe njerëzve rreth tij, filloi të tregoj

rezultate pozitive. Shumë njerëz filluan të vijnë te ai për të mësuar Ilm. Lajmi

mbi këtë Sheikh dhe thirrjen e tij filloi të godasë fshatrat dhe qytetet e

rrethinës.

Etnitetet udhëheqëse (me influencë) në atë rajon dhe kryeparët e fiseve të

ndryshme filluan të brengosen dhe të frigohen se thirrja e tij mund të

rrezikonte autoritetin e tyre pasiqë thirrte për lirimin e njerëzve nga errësira e

injorancës dhe nga eksceset e ndryshme dhe nga torturat dhe presionet e

qeverive korrupte dhe të manipuluara. Dhe ata kishin të drejtë. Sepse,

injoranca ishte garancioni i tyre për egzistenc dhe për mbajtjen e privilegjeve që

ata i posedonin.

Prandaj, kryeparët e këtyre fshatrave dhe qyteteve ushtronin shtypje të

jashtëzakonshme ndaj kryetarit të el-Ujjinas që ta dëbojë Sheikhun. Kryetari iu

nënshtrua shtypjes së tyre dhe kërkoi nga Sheikh ibn Abdul Vehabi që të

largohet nga el-Ujjinah. Pas largimit të dhunshëm, Sheikhu shkoi në fshatin

ed-Dar´ijah, i cili, në atë kohë ishte nën udhëheqjen e Muhammed ibn Saud. Ai

(Muhammed ibn Saudi) jo vetëm që pranoi mësimet e Sheikhut por ai poashtu

thurri aliancë me të dhe thirrjen e tij për aplikimin e ligjeve autentike të

Sheriatit dhe përhapjen e thirrjes së Islamit të pastër.

Më tutje, Sheikh ibn Abdul Vahabi filloi të kontaktoj udhëheqësit, gjykatësit

dhe Imamët e xhamive në rajonin e Naxhd-it duke i njoftuar ata me thirrjen

(davetin) e tij. Disa prej tyre iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së tij, disa të tjerë

refuzuan atë ndërsa disa prej tyre shkruanin punime në të cilat ata mohonin

dhe përqeshnin mësimet dhe thirrjen e tij. Sheikh ibn Abdul Vahabi iu

përgjigjej shkrimeve të tyre duke i komentuar dhe duke i hedhur poshtë

qëndrimet e tyre.Në ndërkohë, ushtria e ibn Saudit ishte në gjendje të luftojë

dhe të frikësojë ata të cilët do të donin ta rrezikojnë sigurinë e Sheikhut apo të

provonin që ta pengojnë apo ta përkufizojnë zhvillimin e përhapjes së mësimeve

për ringjalljen e thirrjes Islame. Dhe pas një kohe të shkurtër, i tërë rajoni i

Naxhd-it sidhe rajonet fqinje të Arabisë lindore pranuan këtë thirrje dhe u bënë

pjesë e lëvizjes së re për ringjalljen e Islamit. Sheikh ibn Abdul Vahabi arriti t´i

përjetojë frytet e thirrjes-davetit të tij - kishte nëntëdhjetë vjetë kur ndërroi jetë.

Në këtë kohë, i tërë rajoni i Hixhazit dhe shumica e rajoneve të Gadishullit

Arabik u bashkuan nën flamurin e Teuhidit, shtyllës së davetit të ibn Abdul

Vahabit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!