31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

kundërshtues i argumenteve, kundërshtues i Sunetit. Muslimani nuk

përfiton asgjë prej mirësisë së xhumasë nëse nuk e sheh të lejuar faljen e

namazit pas prijësve, kushdo qofshin ata, të devotshëm apo mëkatarëve,

pasi Suneti udhëzon që të falë me ta dy rekate, të besojë se ato janë të

plota dhe të mos ketë në zemër dyshim në lidhje me këtë.”

[28] - Kalifati është te kurejshët derisa të zbresë Isai, biri i Merjemes.

Shpjegimi:

Ashtu siç ka thënë sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

“Ka për të vazhduar që kjo çështje të mbetet te kurejshët edhe sikur të

mbeten dy njerëz.”

E ka nxjerrë Buhariu (3501) dhe Muslimi (1820) prej hadithit të Abdullah ibën

Umerit (radij-Allahu ‘anhum). Ky është teksti i tij.

[29] - Kush del kundër ndonjë imami prej imamëve të muslimanëve, ai

është harixhij, ka devijuar, ka kundërshtuar muslimanët dhe ka

kundërshtuar etheret, kurse vdekja e tij është vdekje prej injoranti.

[30] - Nuk lejohet lufta ndaj prijësve dhe dalja kundër tyre edhe nëse ata

janë tiranë. Kjo bazohet në fjalën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu

'alejhi ue sel-lem drejtuar Ebu Dherrit: “Bëj durim edhe nëse është rob nga

Abisinia.” Si dhe fjala e tij drejtuar ensarëve: “Bëni durim derisa të më

takoni mua te Haudi.” Nuk është aspak prej Sunetit lufta kundër

udhëheqësit ngase sjell prishje të fesë dhe dynjasë.

Shpjegimi:

“Nuk lejohet lufta ndaj prijësve dhe dalja kundër tyre edhe nëse ata janë

tiranë.”

Transmetohet nga Umu Seleme se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sellem

ka thënë:

“Do të ketë (më pas) disa prijës dhe disa gjëra (të tyre) ju do i pranoni e

disa të tjera do i konsideroni të këqija. Kush i urren ato gjëra, ai është

shfajësuar dhe kush i ndalon ato (me vepër apo me fjalë), ai ka shpëtuar.

Po (si i bëhet) me atë që kënaqet me to dhe i ndjek ato?!” -A t’i luftojmë

ata? -thanë sahabët. “Jo, përderisa ata falin namazin.” Muslimi.

”Kjo bazohet në fjalën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sellem

drejtuar Ebu Dherrit: “Bëj durim edhe nëse është rob nga Abisinia.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!