31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kush pretendon se ata të dy (Xheneti dhe Zjarri) nuk janë krijuar, atëherë ai

është përgënjeshtrues i Kuranit dhe thënieve të të Dërguarit të Allahut sallAllahu

'alejhi ue sel-lem dhe unë nuk mendoj se ai beson në Xhenetin dhe

Zjarrin.” Ashtu siç është te fjala e Allahut:

“Ademi nuk e zbatoi urdhrin e Zotit të vet, kështu që devijoi (nga rruga e

drejtë). Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi atë, ia pranoi pendimin, e udhëzoi.” (Ta

Ha: 121-122)

[22] - Besimi në lidhje me mesihu Dexhallin.

Shpjegimi:

“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr.7114 thonë:

“Dexhall rrjedh nga fjala dexhele që do të thotë të gënjesh (shumë) dhe të

frikësosh, sepse ai do të pretendoi që është zot dhe kjo është prej

gënjeshtrave më të mëdha. Ai tani ekziston, ndërsa sa i përket verbërisë

së tij (në njërin sy) ajo është reale, pasi origjina tek fjalët është realiteti.

Dalja e mesihut Dexhall është diçka e cila është vërtetuar nga Profeti

salAllahu alejhi ue selem në shumë hadithe të sakta dhe muteuatire.”

Imam Albani thotë: “Nuk ka asnjë sprovë më të madhe se ajo e Dexhallit, kjo

duke u bazuar në tekstin e qartë të hadithit:

“Nga Ademi deri tek Kiameti, nuk ka sprovë më të dëmshme se sprova e

Mesihut Dexhal.”

[23] - Besimi në zbritjen e Isait birit të Merjemes, i cili do të zbresë dhe do

të vrasë Dexhalin, do të martohet, do të falet pas prijësit prej familjes së

Muhamedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, do të vdesë dhe do e varrosin

(Isain) muslimanët.

Shpjegimi:

“Besimi në zbritjen e Isait birit të Merjemes.”

Ashtu siç ka ardhur në hadithin të cilin e transmeton Hudhejfe ibën Esid el

Gafari (radijAll-llahu anhu), i cili ka thënë:

“Na erdhi Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, e ne ishim duke përkujtuar,

e na tha: -Çfarë jeni duke përkujtuar? Thamë: -Po përkujtojmë Kiametin.

Tha: -Ai nuk ka për ndodhur derisa të shihni para ardhjes së tij dhjetë

shenjat. E përmendi; Tymin, Dexhallin, Kafshën, Lindjën e diellit nga

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!