31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nga ai do të largohen dhe nuk do të munden t’i afrohen ata që e lanë fenë pas

të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, po ashtu nuk do të mund

t’i afrohen edhe ata që e kanë përgënjeshtruar atë nga radhët e pasuesve të

bidateve. Allahu e di më së miri. Fjala e tij: “Çdo Profet ka haudin e tij,

përveç Profetit Salih (alejhis selam), sepse huadi i tij është gjiri i devesë

së tij”, nuk saktësohet me sa di, por e sakta është se secili Profet do të ketë

haudin e tij, siç ka ardhur në hadith.

[18] - Besimi në ndërmjetësimin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu

'alejhi ue sel-lem për gjynahqarët dhe gabimtarët55 (kur të ringjallen) (në

Ditën e Kiametit) dhe tek Ura (sirati) duke i nxjerrë ata prej brendësisë së

xhehenemit. Nuk ka Profet që nuk do të bëjë ndërmjetësim, po ashtu edhe

besnikët, dëshmorët dhe vepërmirët. Mbas kësaj, Allahu i Madhëruar do

favorizojë shumë prej tyre duke i nxjerrë nga zjarri pasi janë djegur në të

dhe janë bërë si thëngjij të shuar.

Shpjegimi:

Ashtu siç ka thënë sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

“Ndërmjetësimi im është për ata që bëjnë mëkate të mëdha prej popullit

tim.”

Daudi (4739) dhe Et Tirmidhiu (2435) prej hadithit të Enes ibën Malikut

(radijAll-llahu anhu). Po ashtu e ka nxjerrë hadithin edhe Ibën Hibani në

Sahihun e tij (14/387) dhe e ka saktësuar këtë Albani në Sahihu et Tergib vet

Terhib (3649). Po ashtu këtë hadith e ka nxjerrë Et Tirmidhiu (2436) dhe Ibën

Maxheh (4310) prej hadithit të Xhabirit (radijAll-llahu anhu) dhe e ka

saktësuar Albani në Sahihu Suneni et Tirmidhi.

[19] - Besimi në lidhje me Siratin (urën) që do të vendoset mbi xhehenem,

e cila do të përpijë atë që do Allahu, do e kalojë atë ai që Allahu do si dhe

do të bjerë në xhehenem ai që Allahu dëshiron. Ata do të kenë drita sipas

besimit të tyre.

Shpjegimi:

Imam Ali bin Ali bin Muhamed bin Ebil-‘Izz ed-Dimeshkij el-Hanefij ka thënë

në “Sherhul-‘Akidetit-Tahauijjeh”, 2/633-634

“Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi). Kjo është

vendosur prerazi nga Zoti yt.” 19:71

Ku është për qëllim arritja?

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!