31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Allahu i Madhëruar thotë:

“Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë dhe Zotin e tyre do të shohin.” (El-

Kijame: 22-23)

“Besimtarët kanë për ta shikuar Allahun me sytë e tyre.”

Hadithet e shikimit të Allahut janë mutevatir. Prej tyre po permendim hadithin

e Xhirir ibën Abdullahut (radijAll-llahu anhu), i cili ka thënë: “Ishim ulur tek i

Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe ai hodhi shikimin nga hëna

e plotë dhe tha:

“Ju keni për ta shikuar Zotin tuaj ashtu siç e shihni këtë hënë…” Buhariu

(554) dhe Muslimi (633). Ky është teksti i Muslimit.

“…ndërsa Ai ka për t’i marrë në llogari ata drejtpërdrejt, pa perde dhe pa

përkthyes.”

Ashtu siç ka ardhur në hadithin e nxjerrë nga Buhariu (7443) dhe Muslimi

(1016) nga Adij ibën Hatim (radijAll-llahu anhu), i cili ka thënë: “I Dërguari i

Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Nuk ka askush prej jush vetëm se ka për t’i folur Zoti i tij duke mos

pasur ndërmjet tyre përkthyes dhe as perde që ta pengojë atë.”

[15] - Besimi në peshoren e Ditës së Kiametit, ku do të peshohen e mira

dhe e keqja. Peshorja ka dy anë dhe gjuhë.

Shpjegimi:

Besimi në peshoren e Ditës së Kiametit, ku do të peshohen e mira dhe e keqja.

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim

peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të

sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi.

Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje.” (El-Enbija: 47)

“Peshorja ka dy anë dhe gjuhë.”

Argument në lidhje me këtë është hadithi i transmetuar nga Abdullah ibën

Amër el Asi (radijAll-llahu anhu), të cilin e ka nxjerrë Et Tirmidhiu në Sunenin

e tij (2639), Ibën Maxheh në Sunenin e tij (4300) si dhe Ibën Hibani në

Sahihun e tij (1/461) me nr. 225. Et Tirmidhiu ka thënë: “Ky hadith është

hasen garib.” Hadithin e ka saktësuar Albani në Sahihu et Tergib vet Terhib

(1533).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!