31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E transmeton Umer ibën Ibën Shebbete në Ekhbarul Medineti (2/12), Ibën

Batah në El Ibaneh el Kubra (162) prej rrugës së El Evzait nga Umer ibën el

Hatabi (radijAll-llahu anhu). E kjo është e shkëputur ndërmjet El-Euzait dhe

Umer ibën el Hatabit. E ka përmendur këtë fjalë Umer ibën Abdulazizi nga

Umer ibën el Hatabi (radijAll-llahu anhu) siç gjendet në Hiljetu el Evlija (5/346)

etj.

[4] - Dije, Allahu të mëshiroftë, se feja ka ardhur prej Allahut të

Lartmadhëruar dhe nuk është vendosur në bazë të logjikës së njerëzve

dhe mendimeve të tyre. Dija e saj është tek Allahu dhe tek i Dërguari i Tij,

prandaj mos paso asgjë me epshin tënd dhe të dalësh prej Islamit ngase

nuk ke argument për të, sepse i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue

sel-lem ia ka sqaruar popullit të tij Sunetin dhe ua qartësoi atë shokëve të

tij, të cilët janë xhemati dhe masa e gjerë (es sevadul e’adhamu). Masa e

gjerë është e vërteta dhe pasuesit e saj. Kush kundërshton shokët e të

Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem në ndonjërën prej

çështjeve të fesë, ai ka mohuar.

Shpjegimi:

Ashtu siç thotë Allahu i Lartmadhëruar:

“E nëse ata nuk të përgjigjen ty, dije se ata janë skllevër të dëshirave të

veta. E kush është në humbje më të madhe se ata që udhëhiqen nga

dëshirat e veta, pa udhëzim prej Allahut? Sigurisht, Allahu nuk i udhëzon

njerëzit keqbërës.” (El Kasas: 50)

[5] - Dije se njerëzit nuk kanë shpikur ndonjëherë ndonjë bidat pa lënë në

harresë një sunet. Ruhuni nga risitë në fe sepse çdo risi është bidat, çdo

bidat është humbje, ndërsa çdo humbje dhe pasuesit e saj janë në zjarr.

Shpjegimi:

E ka nxjerrë Ahmedi në El Musned (4/126 me nr. 17144 dhe 17145) prej

hadithit të El Irbad ibën Sarij (radijAll-llahu anhu), se Profeti sal-lAllahu 'alejhi

ue sel-lem ka thënë:

“Ju këshilloj të kapeni pas Sunetit tim dhe rrugës së prijësve të udhëzuar

drejt. Kapuni fort pas saj me dhëmballë dhe kini kujdes prej çështjeve të

shpikura, ngase çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje.”

Ibën Maxheh në Sunenin e tij (42 dhe 44) dhe e ka saktësuar Albani në

Dhilalul Xheneh (27-34).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!