31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Ulja në kuvendet në të cilat ka këshillim i hap derën dobisë, kurse ulja

për të debatuar ia mbyll derën dobisë.”

Librat e tij

Në biografinë e këtij imami kanë përmendur se El Berbahari (RahimehUllah)

ka shumë libra, porse prej tyre gjendet vetëm libri Sherhu Suneh.

Vdekja e tij

Imam el Berbehari (RahimehUllah) ka vdekur në vitin 329 h. Në biografinë e tij

kanë përmendur se ai ka jetuar 76 ose 77 vjet.

Teksti I librit

Imam Berbahari ka thënë:

[1] - Dijeni se me të vërtetë Islami është Suneti dhe Suneti është Islami.

Nuk qëndron ndonjëra prej tyre vetëm se me tjetrën.

Shpjegimi:

Autori (RahimehUllah) e transmeton këtë fjali në nr. 156 dhe se është prej

fjalëve të Bishru ibën el Harithit.

[2] - Prej Sunetit është të kapurit fort pas xhematit. Kushdo që largohet

nga xhemati dhe ndahet prej tij, ai e ka hequr hallkën e Islamit prej qafës

së tij, është i humbur dhe çon në humbje.

Shpjegimi:

E ka nxjerrë Ahmedi (5/180 me nr. 21560, 21561 dhe 21562) prej hadithit të

Ebu Dherrit (radijAll-llahu anhu), se ka thënë:

“I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kush ndahet prej xhematit një pëllëmbë, ai e ka hequr hallkën e Islamit

prej qafës së tij.”

Po ashtu e ka nxjerrë Ebu Davudi në Sunenin e tij (4758) dhe El Hakimi

(1/117) dhe e ka saktësuar Albani në Dhilalul Xheneh (892) Po ashtu e ka

nxjerrë Ahmedi (4/130 me nr. 17170, 4/202 me nr. 17800 dhe 5/344 me nr.

22910) prej hadithit të El Harith el Esharit (radijAll-llahu anhu) se ka thënë: “I

Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!