31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Maide, 2). Punët e mira dhe të ruajturit nga të këqijat janë kryerja e obligimeve

dhe braktisja e harameve.

Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Feja është këshillë”. Ne thamë:

“Për kë, o i Dërguar i Allahut?” Ai tha: “Për Allahun, për Librin e Tij, për të

Dërguarin e Tij, për udhëheqësit e myslimanëve dhe njerëzit e rëndomtë

prej tyre.” (Muslimi).

Dhe thotë: “Besimtari për besimtarin është sikurse ndërtesa pjesët e së

cilës e mbajnë njëra-tjetrën,” dhe i gërshetoi gishtat e tij.

Po ashtu, hadithi: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirën dhe

ndjenjat e ndërsjella, është si shembulli i një trupi; nëse njëra pjesë e tij

ankon, i gjithë trupi vuan nga pagjumësia dhe ethet.”

Kështu ishin shokët e Profetit dhe pasuesit e tyre në të mira; ata e ndihmonin

njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, e këshillonin

njëri-tjetrin, ia porosisnin njëri-tjetrit të vërtetën e durimin, ishin thirrës drejt

mirësisë, paralajmëronin kundër të keqes dhe ishin durimtarë në çdo gjendje.

Edhe ju e keni për detyrë të jeni kështu me familjet tuaja, me fëmijët tuaj, me

fqinjët tuaj, me shokët tuaj, si dhe me të gjithë myslimanët kudo që janë: në

anije, në avion, në veturë, në tokë, në det, apo në çfarëdo vendi. Pra, o vëllezër,

duhet të ia porosisni njëri-tjetrit të vërtetën, t’i ndihmoni njëri-tjetrit në punë të

mira e në të ruajturit nga të këqijat, (duhet të jeni) thirrës drejt të mirës,

paralajmërues ndaj të keqes, pasues të Kuranit, duke e lexuar atë me meditim

e vëmendje, dhe duke punuar me të.

E lusim Allahun me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta që të na japë

kuptim të fesë dhe qëndrueshmëri në të, të na ruajë ne dhe gjithë myslimanët

nga të këqijat e shpirtrave dhe veprave tona, të na japë sukses drejt

përkujdesjes ndaj Librit të Tij dhe sunetit të të Dërguarit të Tij, të na japë

sukses që të udhëzohemi përmes tyre dhe të veprojmë me to!

E lusim Atë të na mbrojë ne dhe gjithë myslimanët nga sprovat lajthitëse dhe

nga cytjet e shejtanit. E lusim Allahun ta ndihmojë fenë e Tij, ta lartësojë

Fjalën e Tij dhe të na bëjë ne dhe juve prej ndihmëtarëve të fesë së Tij dhe

thirrës drejt Tij me dije të plotë e me argumente. Vërtet, Ai është që dëgjon çdo

gjë dhe është afër!

Salati dhe selami qofshin për robin dhe të Dërguarin e Allahut, Muhamedin,

për familjen dhe mbarë shokët e tij, si dhe për gjithë ata që e pasojnë atë në të

mira, deri në ditën e Kiametit! S’ka ndryshim të gjendjeve e as fuqi pa lejen e

Allahut.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!