31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

gjykojnë me to. E kanë për detyrë të përfitojnë nga suneti – hadithet e sakta, të

mësojnë përmendësh sa të munden dhe të pyesin për ato që janë të paqarta,

ngaqë Allahu ka porositur për të (sunetin).

I Lartësuari thotë: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe kini

kujdes!” (El-Maide, 92).

“Le të kenë mendjen ata që e kundërshtojnë urdhrin e tij (Muhamedit) që

të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i

dhembshëm.” (En-Nur, 63).

“Këta janë kufijtë e caktuar prej Allahut. Atë që i bindet Allahut dhe të

Dërguarit të Tij, Ai e shpie në kopshte nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe

ku do të qëndrojë përherë. Kjo është fitorja e madhe. Ndërsa atë që nuk i

bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe shkel kufijtë e vënë prej Tij,

Allahu e shpie në zjarr, ku do të qëndrojë përherë dhe për të ka ndëshkim

poshtërues.” (En-Nisa, 13-14). Nga Allahu kërkojmë shpëtim!

Porosia drejtuar vetes, juve dhe të gjithë myslimanëve, si dhe të gjithë atyre që

u mbërrijnë këto fjalë, është frika ndaj Allahut, përkujdesja ndaj Librit të Tij

fisnik dhe porosia e ndërsjellë për një gjë të tillë me fjalë, me vepra dhe me

këshilla. Ndërsa, kush nuk tregohet i kujdesshëm për këto, do jetë prej të

humburve. Allahu thotë: “Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje,

përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit

të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.” (El-‘Asr, 1-3).

Këta janë të lumturit dhe fitimtarët; ata që besuan në Allahun, në të Dërguarin

e Tij, në dispozitat e Tij, që e adhuruan sinqerisht Atë, që i kryen obligimet e u

larguan nga haramet, që ia porositën (këshilluan) njëri-tjetrit të vërtetën dhe

që urdhëruan për të mirë e ndaluan nga e keqja. Mandej, pas gjithë kësaj, ata

duruan dhe nuk u ligështuan, derisa e takuan Zotin e tyre. Këta janë ata që

përmenden në fjalët e Allahut: “Besimtarët dhe besimtaret janë miq për

njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të

këqijat, falin namazin, japin zeqatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit

të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu.” (Et-Teube, 71).

Kjo është gjendja e besimtarëve të cilëve Allahu ua ka premtuar faljen: “Këta

janë ata që do t’i mëshirojë Allahu”. Në këtë botë, ata shpërblehen me

sukses, udhëzim dhe përforcim, ndërsa në ahiret, ata shpërblehen me hyrje në

Xhenet dhe me shpëtim nga zjarri. Këta janë të përmendurit në fjalët e Allahut:

“Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që

besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i

këshillojnë njëri-tjetrit durimin.” (El-‘Asr, 1-3).

Dhe thotë Allahu në këtë kontekst: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të

mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe e armiqësi!” (El-

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!