31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

tha ai. Profeti i tha: “Përse nuk e vure sipër ushqimit që ta shohin njerëzit?

Kush mashtron, s’është prej nesh.” (Muslimi).

Ajo çfarë dua të them është se në Librin e Allahut ka udhëzim, dritë, thirrje

drejt çdo të mire dhe paralajmërim nga çdo e keqe. Po kështu është edhe suneti

i të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem).

Andaj, porosia ime drejtuar vetes dhe të gjithë myslimanëve është që të kemi

frikë Allahun në çdo gjendje. Allahut i frikohemi atëherë kur me sinqeritet i

bindemi Atij nëpërmjet kryerjes së obligimeve, lënies së harameve dhe ndaljes

tek kufijtë (dispozitat) e Tij.

Dhe s’do mend se prej frikës ndaj Allahut është përkujdesja ndaj Kuranit,

meditimi rreth kuptimeve të tij, si dhe shpeshtimi i leximit të tij, qoftë nga ajo

që dihet përmendsh apo duke lexuar, së bashku me reflektim e vëmendje dhe

pastaj duke punuar sipas mësimeve të tij. Allahu fuqiplotë thotë: “Ky Kuran

është një Libër i bekuar që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të

përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të mendarët.” (Sâd,

29).

Pra, Kurani nuk ka zbritur për t’u vënë në dollapë apo vetëm për t’u lexuar e

mësuar përmendsh, por ka zbritur për t’u lexuar me meditim dhe për të

punuar me të. I Lartësuari thotë: “Elif Lâm Râ. Këtë Libër ta kemi zbritur ty

(o Muhamed), për t’i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësirat

në dritë…” (Ibrahim, 1).

“Ky libër që kemi zbritur është i bekuar, prandaj ndiqeni dhe druhuni

kundërshtimit, në mënyrë që të mëshiroheni.” (El-En’am, 155).

Ndërkaq, në haxhin e lamtumirës, në ditën e Arafatit, Profeti (sal-lAllahu 'alejhi

ue sel-lem) tha: “Unë po jua lë në mesin tuaj atë që, nëse ju e shtrëngoni

fort, nuk do të devijoni kurrë: Librin e Allahut.” Ndërsa një version tjetër

qëndron: “Unë po jua lë në mesin tuaj dy gjëra me peshë (të rëndësishme).

E para prej tyre është Libri i Allahut. Në të ka udhëzim dhe dritë, andaj

kapeni atë dhe mbahuni fort për të.” Pastaj tha: “Dhe familjen time. Jua

përkujtoj Allahun lidhur me familjen time!” (Muslimi). Domethënë, gratë e

tij dhe të afërmit nga Benu Hashimi.

Ai i përkujtonte njerëzit lidhur me pjesëtarët e familjes së tij që të sillen butë

me ta, t’u bëjnë mirë, të mos i lëndojnë dhe që t’ua japin të drejtat e tyre,

përderisa ata janë të kapur për fenë e tij dhe pasues të sheriatit, me të cilin ai

(sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka ardhur.

Është saktësuar nga Abdullah bin Ebu Eufa (radijAllahu anhu) se qe pyetur

lidhur me atë se çfarë ka porositur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue

sel-lem) e ai kishte thënë: “Ka porositur për Librin e Allahut.” Domethënë,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!