31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Sa u përket drithërave dhe frutave të cilat maten (peshohen) dhe deponohen,

atëherë prej tyre nxirret një e njëzeta (5%), nëse ujiten përmes puseve apo

makinerive për ujitje (me mund nga njeriu). E, nëse ujiten nëpërmjet shiut

apo lumenjve e të ngjashme me këto, (pa dhënë mund) atëherë prej tyre

nxirret një e dhjeta (10%); tërë kjo, nëse ato arrijnë peshën e pesë eusukë-ve

(përafërsisht 653 kg.) Kjo për shkak të hadithit: “Nga ato që i ujit shiu dhe

burimet nxirret një e dhjeta, ndërsa nga ato që ujiten me spërkatje nxirret

një e njëzeta.” (Buhariu). Po ashtu, hadithi tjetër: “Nëse drithërat apo

hurmat peshojnë më pak se pesë eusukë, atëherë në to s’ka zekat.”

(Buhariu dhe Muslimi).

Sa i përket agjërimit të Ramazanit, që njëkohësisht është edhe shtylla e katërt

e Islamit, e ke për detyrë t’i tutesh Allahut. Andaj, kur të vijë Ramazani, e ke

për detyrë të agjërosh së bashku me njerëzit, ashtu siç të ka urdhëruar Allahu

dhe ta ruash agjërimin nga gjërat e kota, nga përgojimi, bartja e fjalëve dhe nga

të gjitha mëkatet e tjera; mos e njollos agjërimin tënd me diçka prej tyre;

përkundrazi, ti e ke për detyrë ta ruash agjërimin tënd nga çdo mëkat. Kjo për

shkak të hadithit: “Allahu nuk ka nevojë për agjërimin e dikujt që lë

ushqimin dhe pirjen dhe nuk braktis fjalët e këqija dhe të vepruarit me

to.” (Buhariu).

Po ashtu, ti e ke për detyrë të fitosh pasurinë dhe ta kërkosh atë përmes

punëve që janë hallall (të lejueshme) dhe ki kujdes nga gjërat që janë haram

(të ndaluara). Agjëro në mënyrë të saktë dhe së bashku me të gjitha gjymtyrët

nga gjërat që Allahu i ka ndaluar. Kështu është agjërimi i saktë, pra, të

përmbahesh nga ngrënia e pirja, si dhe nga çdo gjë që Allahu e ka ndaluar.

Kështu edhe gjatë kohës sa je në haxhillëk:

Mos bëj refeth (kjo fjalë përfshinë fjalët e turpshme, marrëdhëniet seksuale

apo veprat e fjalët paraprake të tyre) dhe fusuk (çfarëdo mëkati e

shthurje). Kështu, ruaje haxhin tënd nga të gjitha mëkatet dhe ki mendjen nga

gjëra të tilla në çfarëdo gjendje që je. Kjo për shkak të hadithit: “Kush e kryen

haxhin dhe nuk bën refeth e fusuk gjatë tij, kthehet sikur ditën kur e ka

lindur nëna.” (Buhariu dhe Muslimi). Dhe hadithit: “Umreja deri në umren

tjetër i shlyen mëkatet midis tyre, ndërsa për haxhin mebrur s’ka

shpërblim tjetër përveç Xhenetit.” (Buhariu dhe Muslimi). Haxhi mebrur

është ai në të cilin s’ka pasur refeth e as fusuk.

Gjithashtu, ti e ke për detyrë të kesh kujdes nga tradhtia, mashtrimi dhe rrena

në të gjitha raportet e tua. Përcillet se Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem)

kaloi pranë një njeriu i cili kishte nxjerrë në treg një grumbull ushqim për ta

shitur. Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) vërejti se ushqimi kishte diçka,

andaj dhe e futi dorën brenda dhe me gishtat e tij preku lagështi. “Ç’është kjo,

o pronar i ushqimit?” – e pyeti. “E ka lagur shiu, o i Dërguar i Allahut” –

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!