31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kështu deri në njëzetepesë. E, kur të arrijnë në njëzetepesë, atëherë nxirret një

bint mehad (deve femër që ka mbushur një vit); nëse nuk gjendet, atëherë

mjafton të nxirret në vend të saj një ibën lebun (mashkull që ka mbushur dy

vite). Kështu deri në tridhjetepesë.

E kur të arrijnë tridhjetegjashtë, nxirret një bint lebun (femër që ka mbushur

dy vite). Kështu deri në dyzetepesë.

E, kur të bëhen dyzetegjashtë, nxirret një hikka (deve femër që ka mbushur tri

vite). Kështu deri në gjashtëdhjetë.

E, kur të bëhen gjashtëdhjetenjë, atëherë nxirret një xhedhe’ah (femër që ka

mbushur katër vite). Kështu deri në shtatëdhjetepesë.

E, kur të bëhen shtatëdhjetegjashtë, nxirren dy bint lebun. Kështu deri më

nëntëdhjetenjë.

E, kur të bëhen nëntëdhjetenjë, nxirren dy hikka (të afta për çiftim), dhe

kështu deri në njëqindenjëzet.

E, kur të kalon njëqindenjëzetëshin, atëherë në çdo dyzet deve nxirret një bint

lebun, ndërsa në çdo pesëdhjetë një hikka.

Zekati i lopëve:

Nëse ato kullosin tërë vitin apo pjesën më të madhe të tij, atëherë në çdo

tridhjetë nxirret një tebi’ apo një tebi’a (mashkull apo femër që kanë mbushur

një vit).

Në dyzet lopë nxirret një musinne (që ka mbushur dy vite).

Në gjashtëdhjetë nxirren dy tebi’ apo dy tebi’a.

Në shtatëdhjetë një tebi’ dhe një musinne.

Në tetëdhjetë nxirren dy musinne.

Në nëntëdhjetë tre tebi’ apo tri tebi’a.

Në njëqind dy tebi’ apo dy tebi’a dhe një musinne.

Në njëqindenjëzet tri musinne apo katër tebi’a.

Pastaj obligimi ndalet. Kështu, në çdo tridhjetë e jep një tebi’ apo tebi’a, kurse

në çdo dyzet një musinne.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!