31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

askush as në Qenien e Tij, as në dëgjimin e shikimin e Tij dhe as në të gjitha

cilësitë e Tij. Pra, Ai është i përsosuri në çdo gjë, ndërsa krijesat janë ato që

janë të mangëta. Kështu, Atij i përket përsosmëria në çdo aspekt.

Andaj, ti duhet të meditosh rreth Kuranit, në mënyrë që t’i njohësh këto

domethënie. Përsiat mbi Kuranin, prej fillimit e deri në fund të tij; prej Fatihas,

e cila është surja më madhështore në të, e deri në fund të mus’hafit, suret El-

Ihlas, El-Felek dhe En-Nas.

Mendo thellë rreth Kuranit dhe lexoje atë me meditim e vëmendje, dhe duke

pasur si qëllim punën me të dhe dobinë. Mos e lexo atë me zemër të

shkujdesur, por me zemër të pranishme dhe pyet dijetarët për gjërat që i ke të

paqarta në të, edhe pse – falënderimi qoftë për Allahun – pjesa më e madhe e

Kuranit është e qartë, si për njerëzit e thjeshtë, ashtu dhe për të veçantët, të

cilët e dinë gjuhën arabe. Për shembull, fjalët e Allahut:

“Faleni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin, dhe qëndroni me

përulje para Allahut duke qenë në namaz.” (El-Bekare, 238).

Dhe: “Falni namazin, jepni zeqatin dhe bindjuni të Dërguarit, për të fituar

mëshirën e Allahut!” (En-Nur, 56).

“Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut.” (En-Nisa, 80).

“Faleni namazin, jepeni zeqatin dhe përkuluni në ruku bashkë me ata që

përkulen (në namaz).” (El-Bekare, 43).

“O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi…” (El-Bekare, 183).

“Dhe vizita (për haxh) e Shtëpisë (Qabesë) është detyrë me të cilën

njerëzit i detyrohen Allahut, për këdo që ka mundësi të përballojë

rrugën.” (Al-‘Imran, 97).

“O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e

fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto,

me qëllim që të shpëtoni!” (El-Maide, 90).

“Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar.” (El-Bekare,

275).

Pra, të gjitha këto ajete janë të qarta. Në to, Allahu u ka sqaruar robërve të Vet

gjërat që ua ka ndalur dhe ato që i kanë të lejueshme, si dhe gjërat që ua ka

urdhëruar.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!