31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

“I Adhuruari juaj është një i adhuruar i vetëm! S’ka të adhuruar tjetër të

vërtetë, përveç Atij, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!” (El-Bekare,

163).

“Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje” (Ez-

Zumer, 62).

“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë” (Edh-

Dharijat, 56).

“O njerëz! Adhuroni Zotin tuaj…” (El-Bekare, 21).

Pra, kjo është baza e fesë dhe themeli i miletit: (pra) të besosh se vetëm Allahu

është Krijuesi, Furnizuesi, se vetëm Ai është i adhuruari i vërtetë dhe se Atij i

përkasin emrat më të bukur dhe atributet më të larta; (se) Atij askush nuk i

përngjanë dhe askush s’është i barabartë a i krahasueshëm me Të. Ai nuk ka

shok në adhurim dhe as në sundimin e rregullimin (drejtimin) e universit.

Ashtu siç thotë i Lartësuari: “Allahu! Nuk ka të adhuruar tjetër (të vërtetë)

përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje!” (El-Bekare,

255).

Dhe thotë: “Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Es-

Samedu (Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim). Ai as nuk

lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i

krahasueshëm) me Atë!” (El-Ihlas, 1-4).

“Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha”

(Esh-Shura, 11).

“Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta (i vetmi që meriton të

adhurohet), kurse gjithçka që adhurohet, përveç Tij, është e pavërteta.

Dhe, pa dyshim, Allahu është më i Lartësuari dhe i Madhërishmi.” (El-

Haxhxh, 62).

“Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt

krahas Allahut!” (El-Xhinn, 18).

Ajetet që flasin rreth kësaj tematike janë të shumta.

Përmbledhtas: çdokush, xhin apo njeri, e ka për të detyrë ta adhurojë vetëm

Allahun dhe të besojë me një besim të prerë se vetëm Ai është Krijuesi e

Furnizuesi dhe s’ka krijues dhe Zot tjetër përveç Atij. Po ashtu, të besojë se

vetëm Allahu është meritor për adhurim e askush tjetër. Të besojë se Allahu e

meriton të adhurohet me lutje, frikë, shpresë, namaz, agjërim, therje të

kurbanit, zotim, e tjerë. Të gjitha duhet të kryhen vetëm për Allahun, pa i vënë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!