31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Akuzat e tyre nuk u kufizuan vetëm me figurën e Profetit të mëshirës,

por ata fyen, shanë e përdhosën edhe Kuranin, librin e Allahut të Lartësuar.

Me këtë lloj politike qarqe të caktuara në Perëndim, mundohen të mbjellin ndër

masat e njerëzve idetë, se Kurani është libër që mbjell terror dhe dhunë, dhe se

njerëzit nuk duhet ta mbajnë në duar këtë libër! Nga ana tjetër ne çdo ditë

shohim në Perëndim forma të ndryshme të përdhosjes ndaj Kuranit. Shkaku që

i shtyn ata ta bëjnë një gjë të tillë është shumë i qartë dhe tejet i lexueshëm,

ata kanë frikë se nëse njerëzit do ta lexojnë këtë libër do të zbulohen shumë

nga të palarat e ndyra të qarqeve të Perëndimit.

Po, ata përdhosin Kuranin, sepse e kuptojnë dhe janë të vetëdijshëm, se

ai i çliron njerëzit nga prangat e robërisë, për tek krenaria. Kurani është vërtet

ashtu sikurse e ka përshkruar U. Durant [9], i cili thotë: “Kurani vazhdon që

prej katërmbëdhjetë shekujve të qëndrojë i ruajtur në memorien e

muslimanëve. Ai ngacmon imagjinatën e tyre, u modelon sjelljet dhe nxit

natyrat e miliona njerëzve. Kurani u përçon shpirtrave besimin e thjeshtë,

larg mjegullimeve, dokeve dhe liturgjive, madje mesazhet e tij më të

shumta janë për çlirimin nga idhujtaria. Ai ka meritën më të madhe të

ngritjes së nivelit të muslimanëve në aspektin e moralit dhe të kulturës.

Ai ka ngritur tek ata rregullat e shoqërisë, i ka çliruar mendjet e tyre nga

shumë iluzione dhe supersticione; i ka çliruar nga padrejtësia dhe egërsia,

madje nëpërmjet tij u lehtësua gjendja e skllevërve. Ai mbolli në shpirtrat

e të përçmuarve krenarinë dhe mbolli mes muslimanëve drejtësinë,

përqendrimin dhe largimin nga epshet në një mënyrë, aq të përkryer, sa

nuk mund të gjesh një shembull si ai në ndonjë cep toke ku jetojnë të

bardhët”.[10]

Ndërsa J. S. Restler[11] shprehet: “Kurani ka aftësinë të gjejë zgjidhje

për të gjitha problemet, ai bën një lidhje të përkryer mes ligjit fetar dhe

atij moral. Ai përpiqet për ngritjen e rregullit, unitetin e shoqërisë dhe

pakësimin e mjerimit. Kurani përpiqet për ndihmesën e të dobëtëve,

këshillon për bamirësi dhe urdhëron për mëshirë”.[12]

Ndaj dhe përhapja në masë dhe e shpejtë e Islamit, nuk ka ardhur si

rezultat i përdorimit të forcës e dhunës, madje as nëpërmjet përpjekjeve të

vazhdueshme të predikuesve muslimanë, përkundrazi kjo përhapje e Islamit ka

ardhur për shkak të këtij libri; Librit të Allahut e fjalës së vërtetë, të cilin

muslimanët ia paraqitën popujve të mundur, duke i lënë të zgjedhin mes

leximit dhe refuzimit të tij”.[13]

Këto mesazhe janë të qarta dhe hedhin dritë ende më tepër për shkaqet e

kësaj lufte barbare me shpifje ndaj Islamit. Prapavija e tyre është një: Të

parandalojmë sa të mundemi përhapjen e Islamit. Në momentet që shahen

përdhosen dhe hidhet shpifje për simbolet më madhore të fesë Islame,

natyrshëm nuk do të mbeten jashtë kornizave të shpifjes besimtarët

muslimanë, të cilët mundohen të praktikojnë fenë e tyre. Aq shumë janë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!