31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

paluhatshëm në mësimet e tij dhe të kenë kujdes nga kundërshtimi i tij. Allahu

thotë: “Ky Kuran është një libër i bekuar që Ne ta kemi zbritur ty

(Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të

mendarët.” (Sâd, 29).

Dhe thotë: “Ky libër që kemi zbritur, është i bekuar, prandaj ndiqeni dhe

druhuni kundërshtimit, në mënyrë që të mëshiroheni.” (El-En’am, 155).

Po ashtu thotë: “Vallë, a nuk përsiatin ata për Kuranin apo i kanë zemrat

të kyçura?!” (Muhamed, 24).

Aisha (radijAllahu anha) qe pyetur: “Oj nëna e besimtarëve! Cili ishte morali

i Profetit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem)?” Ajo u përgjigj: “Morali i tij ishte

Kurani”. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe vërtet ti (Muhamed) je në një

shkallë të lartë të moralit.” (El-Kalem, 4). Kuptimi i kësaj është se Profeti

(sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) meditonte rreth Kuranit, shpeshtonte leximin e

tij dhe punonte sipas asaj që gjendet në të. Kështu, morali i tij ishte Kurani,

ngaqë ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e lexonte atë dhe meditonte rreth tij, i

zbatonte urdhrat e tij dhe largohej nga ndalimet e tij, nxiste në bindje ndaj

Allahut dhe të Dërguarit, thërriste drejt mirësisë, këshillonte për Allahun dhe

robërit e Tij, si dhe mënyra të tjera të mirësisë.

I Lartësuari thotë: “Ne të tregojmë ty (Muhamed) tregimin më të bukur…”

(Jusuf, 3). Pra, Kurani është tregimi më i bukur dhe është morali i Profetit (sallAllahu

'alejhi ue sel-lem).

Porosia ime drejtuar të gjithë myslimanëve, burra e gra, xhin e njerëz, arabë e

joarabë, dijetarë e nxënës dijeje (pra porosia ime drejtuar të gjithëve), është

të kujdesen ndaj Kuranit dhe të shpeshtojnë leximin e tij me meditim e

vëmendje, natën e ditën. Veçanërisht gjatë kohëve të përshtatshme, gjatë të

cilave zemrat janë të pranishme për meditim dhe kuptim. Ai i cili nuk e di

përmendsh, e lexon atë nga mus’hafi, ndërsa ai i cili i di disa pjesë të tij

përmendsh, lexon atë që i vjen më lehtë (aq sa mundet). Allahu thotë:

“Prandaj lexoni nga Kurani sa të keni mundësi.” (El-Muzzemmil, 20).

Ai që i di shkronjat arabe, lexon nga Mus’hafi, në mënyrë që të mësojë më

shumë, ndërsa ai i cili nuk i di, mëson nga nëna apo nga babai, apo nga fëmija,

apo nga bashkëshortja e tij, nëse është më e dijshme se ai. Po ashtu, ajo motër

që nuk di të lexojë Kuran, le të mësojë me babanë apo me vëllain, me

bashkëshortin, me motrën, apo me dikë tjetër.

Kështu, pra, njerëzit e ndihmojnë njëri-tjetrin; burri e ndihmon gruan e vet dhe

anasjelltas; babai e ndihmon fëmijën e vet dhe anasjelltas; vëllai vëllain e vet,

dajën, tezën. Kështu, të gjithë ndihmohen mes vete dhe e porosisin njëri-tjetrin

lidhur me këtë libër madhështor, që të meditojnë e të reflektojnë rreth tij dhe të

punojnë në përputhje me mësimet e tij. Kjo për shkak të fjalëve të Allahut:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!