31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

[2] - U përmend më herët. Shih faqen 11.

Porosi lidhur me

kujdesin ndaj librit të

Allahut (Kuranit

fisnik)

Autor: Shejh AbdulAziz bin Baz (RahimehUllah)

Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/8388

Përktheu: Petrit Perçuku

Çdo lavdërim dhe falënderim i përket Allahut, Zotit të botëve. Salati dhe selami

qofshin për robin dhe të Dërguarin e Allahut, Muhamedin, për familjen e tij dhe

mbarë shokët e tij.

Më tej:

Vërtet, në Librin e Allahut ka udhëzim dhe dritë. Kurani është litari i fortë i

Allahut, është rruga e Tij e drejtë si dhe këshilla e urtë e Tij. Kush kapet për të,

shpëton, ndërsa kush shmanget nga ai, dështon. Duke e përshkruar këtë libër

madhështor, Allahu i Madhërishëm thotë: “Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon

drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve që

bëjnë vepra të mira se ata do të kenë shpërblim të madh.” (El-Isra, 9).

Domethënë, ky Libër i Allahut udhëzon drejt rrugës dhe shtegut më të drejtë,

që është rruga më e mirë, më e drejtë dhe më e udhëzuar. Pra, Kurani udhëzon

drejt asaj rruge, tregon për të dhe thërret për tek ajo. Ajo rrugë është teuhidi

(njësimi) i Allahut, bindja ndaj Tij, të mos i bëhet mëkat Atij dhe të ndalurit

tek kufijtë që Ai i ka caktuar. Kjo, pra, është rruga më e mirë (më e drejtë) dhe

shtegu nëpërmjet të cilit arrihet shpëtimi.

Allahu i Lartësuar e zbriti si shpjegim për çdo çështje, si udhërrëfyes, si

mëshirë dhe si lajm të mirë për myslimanët. Ashtu siç thotë i Lartësuari: “Ne

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!