31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Sot perëndimi i krishterë për të arritur qëllimet e tij, po hedh mbi Islamin

akuzat më të rënda, ndaj Profetit të tij, akuzat më të paqena dhe ndaj Kuranit

shpifjet më të ulëta. Karikaturat nëpër gazetat famëkeqe të Danimarkës dhe

Evropës mbarë, ende vazhdojnë dhe nxisin incidente dhe zemërim. Ata

mundohen të shpalosin se Muhamedi, Profeti Islam ka qenë një njeri, i cili

nxiste vetëm luftëra dhe ishte i etur për gjakderdhje. Ata e dinë se janë duke

gënjyer, sepse ata e njohin më mirë se kushdo tjetër personalitetin e Profetit

tonë: “Atyre që u kemi dhënë Librin, e njohin atë (Profetin), ashtu siç i

njohin bijtë e tyre, por disa prej tyre e fshehin të vërtetën, duke e ditur

mirë”.[6] Por këto akuza që ata hedhin, janë ndoshta nga masat e vetme për t’i

mbajtur njerëzit në errësirë dhe padituri rreth realitetit të Fesë Islame, ashtu

sikurse bënin në Mesjetë me mendimtarët e tyre, duke i djegur në turrat e

druve.

Ramamakrishna Rao në lidhje me Muhamedin thotë: “Trajtimi që ai u

ka bërë armiqve të vet më të egër është shembulli më fisnik për ndjekësit

e tij. Gjatë çlirimit të Mekës, ai qe’ në kulmin e pushtetit të tij. Qyteti që

nuk kish dashur t'ia dinte për predikimet e tij, që i kishte torturuar

ndjekësit e tij, që e kishte dëbuar dhe e kishte detyruar të mërgonte

bashkë me popullin e vet, dhe që e kishte persekutuar dhe bojkotuar edhe

në vendin, ku ai kishte mërguar rreth 200 milje larg, tashmë shtrihej nën

këmbët e tij. Sipas ligjeve të luftës ai mund të ishte hakmarrë me të

drejtë për të gjitha mizoritë, që kishte hequr ai dhe njerëzit e tij. Por çfarë

trajtimi u dha ai atyre? Zemra e Muhamedit ishte plot me dashuri dhe ai

deklaroi: "Në këtë ditë nuk ka HAKMARRJE ndaj jush dhe ju jeni të gjithë

të lirë”.

Duhet të pohojmë se të vrarët në radhët e kundërshtarëve të Muhamedit

dhe fesë së tij[7] përgjatë njëzet e tre vjetëve të jetës së tij, nuk e kalonin

numrin e fëmijëve të vrarë nga krimet çifute kundra Gazës vitin e shkuar. Ndaj

dhe me të drejtë Hjuston Smith, kur flet për figurën e Profetit thotë:

“(Muhamedi) Ishte i sinqertë dhe i dashur për njerëzit e vet, njeri bujar

dhe i dhembshur. Gjithnjë ka ndier dhembje ndaj vuajtjeve njerëzore dhe

tregohej i gatshëm t'i ndihmonte të tjerët, e veçanërisht të varfërve dhe

të paaftëve. Për shkak të ndjenjës së tij të ndershmërisë, obligimit dhe të

besimit, ai fitoi tituj të lartë si 'i drejti' dhe 'i besueshmi”.[8]

E pra, ata që hedhin baltë mbi figurën e Profetit Muhamed sot janë të

ndërgjegjshëm, se ai ka qenë njeriu më i mëshirshëm, që ka ecur ndonjëherë

mbi shpinën e kësaj toke, se ka qenë njeriu më paqësor, më bujar, më

dashamirës dhe më zemërgjeri, ashtu sikurse e dinin dhe kurejshët, se ai ishte

besnik, i drejtë, bujar dhe i dashur, e megjithatë të dyja palët, si të djeshmit

dhe të sotmit kanë bërë plane, që me anë të këtyre akuzave të mbajnë larg

njerëzit nga Islami dhe asgjë më tepër.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!