31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kjo temë është sheriatike edhe për faktin se fjala “mesatar” dhe cilësimi i këtij

Ummeti si mesatar është përmendur në librat e akidesë. Nuk ekziston asnjë

libër i Ehli Sunnetit dhe asnjë libër i hadithit që nuk e ka theksuar se ky

Ummet është Ummet mesatar dhe se pasuesit e menhexhit të drejtë, gjithashtu

janë mesatar, mes teprimit dhe cungimit.

Veçoritë e metodologjisë mesatare:

Mesatarja dhe drejtësia kanë veçori. Këto veçori janë përmendur në citatet e

Kur’anit dhe Sunnetit dhe janë hasur në sjelljen e sahabëve dhe sjelljen e

dijetarëve islam. Edhe në bazë të teksteve Kuranore, mesatarja dhe drejtësia

janë veçori të Sheriatit. Ky Sheriat është i cilësuar si ligj i tolerancës dhe

largimit të vështirësive.

All-llahu thotë:

“Allahu nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi.”[3]

Veçoritë e mesatares janë këto:

1 - Mesatarja është ligj i drejtë si në norma ashtu edhe në sjellje, prandaj

konsiderohet i mesëm. Drejtësia në norma dhe sjellje detyrimisht sjell

mesataren, ngase ai që nuk është mesatar, ose anon kah teprimi, ose kah

cungimi.[4]

2 - Kjo metodologji (mesatarja) është në pajtim me sheriatin. Pastaj, kjo është

në pajtim edhe me mendjen e shëndoshë. Sheriati i vërtetë, me tekstet dhe

rregullat e tij, si dhe me mendimet e dijetarëve thërrasin në mesatare dhe

drejtësi dhe ndalojnë nga teprimi dhe ekstremizmi. Gjithashtu edhe mendja e

shëndoshë e kërkon këtë, sepse jeta e njerëzve s’ka mundësi të vazhdojë në

mënyrën e duhur pa këtë mesatare.

Devijimi nga kjo rrugë e drejtë, qoftë duke e tepruar, qoftë duke cunguar, e

prish vazhdueshmërinë e jetës së njerëzve dhe nuk i realizon nevojat e tyre,

sepse nevojat dhe interesat e njerëzve, logjikisht, kërkojnë që të ekzistojë një

metodologji mesatare rreth së cilës do të jenë të bashkuar dhe njëkohësisht ta

mbrojnë atë.

3 - Mesatarja dhe drejtësia janë larg ëndjeve. Ato bazohen në dije të thellë. Dija

e vërtetë, ose është tekst Kuranor apo i Sunetit, ose është thënie e sahabëve

për ato çështje për të cilat s’kemi citat nga Kurani a Suneti, ose është mendim i

dijetarëve të mëdhenj të sheriatit. Pra, mbështetja e mesatares në dije të thellë

është një prej cilësive dhe veçorive të saj.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!