31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

shenjë ogurzezë dhe shenja ogurzezë e trondit akiden por nuk arrin shkallën e

shirkut të madh, pra është shirk i vogël.

Të gjitha bidatet e tronditin akiden por nuk arrin gradën e kufrit, përderisa ato

nuk shoqërohen me kufër. Bidatet si: bidati i mevludit, ndërtimi mbi varre,

bërja e xhamive mbi varre, namazi i regaibit (të cilin disa e kryejnë të enjten e

parë të muajit Rexheb, për të cilën ibën Tejmija dhe shumë dijetarë të tjerë

thonë se nuk e ka falur Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe familjen

e tij – dhe asnjë nga të parët, dhe se hadithet që kanë ardhur në lidhje me të

janë të shpikura dhe gënjeshtra, që të gjitha këto janë bidate. Po ashtu edhe

festimi i natës së Isras dhe Mi’raxhit, të cilën e përcaktojnë në datën njëzet e

shtatë të muajit Rexheb, edhe kjo është bidat që nuk ka origjinë.

Disa njerëz festojnë natën që është në mes të muajit Shaban, duke bërë në këtë

natë punë për t’u afruar tek Allahu me to. Ndoshta ndonjë prej tyre falet gjithë

natën ose e agjëron atë ditë të saj duke pretenduar se kjo që bën e afron tek

Allahu. E gjithë kjo që bëjnë ata nuk ka origjinë dhe hadithet që kanë ardhur

në lidhje me të nuk janë të sakta, madje ajo është prej bidateve.

Fjala e përgjithshme (që është si rregull) në lidhje me këtë çështje është: çdo

gjë prej adhurimeve të cilat i kanë shpikur njerëzit dhe çdo gjë të cilën nuk e ka

urdhëruar i dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe familjen e tij-,

apo nuk e ka vepruar, ose që nuk e ka aprovuar, është bidat. Ky gjykim del se

Pejgamberi -sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem- thotë: “Kush shpik diçka të re në

çështjen tonë çfarë nuk është prej saj, ajo është e refuzuar.” Përsëri thotë:

“Kush vepron një vepër e cila nuk është në çështjen tonë, ajo është e

refuzuar.” Ai thoshte në ligjëratën e ditës së xhuma: “Gjërat më të këqija janë

gjërat e shpikura (në fe) dhe çdo bidat është humbje.” Ai i paralajmëronte

njerëzit që të ruheshin prej bidateve dhe i ftonte ata të kapeshin me Sunnet.

Është detyrë për muslimanët që ta kapin fort Islamin dhe të ecin me të pa u

lëkundur. Nëse e bëjnë këtë, atëherë kjo u mjafton atyre dhe me këtë do arrin

përsosmërinë. Ata nuk kanë nevojë për bidate. Allahu i Lartësuar thotë:

“Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, dhe plotësova mirësinë Time

mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin si fe.” [el-Maideh. 3]

Pra, Allahu e përsosi dhe e plotësoi fenë – me falënderimin dhe lavdërimin e tij.

Njerëzit nuk kanë nevojë që të sjellin bidate, kur Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi

ue sel-lem – thotë: “Detyrë për ju është që të merrni Sunetin tim dhe

Sunetin e khalifëve të drejtë e të udhëzuar pas meje. Kapni fort ato dhe

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!