31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

një kafshë që quhet Sefer, e cila e dëmton barkun. Ata bëhen pesimist për

shkak të kësaj. Kjo ideologji e tyre është injorancë dhe humbje. Pejgamberi –

sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – thotë:

“Nuk ka molepsje dhe nuk ka shenja ogurzeza”.

Kjo sepse besimi në molepsjen, parandjenjën, të lidhurit me vendbanimet e

hënës (shënim p.k.: Numri i tyre është njëzet e tetë dhe çdo natë zbret një nga

ato vendbanime. Allahu i Lartësuar thotë:

“Edhe Hënës Ne i përcaktuam dhe i matëm asaj vendbanime (faza që t’i

përshkojë)” [Jasin. 39]

Arabët ia atribuonin shiun këtyre vendbanimeve ose gogolit (lloj shejtani); që

të gjitha këto janë prej çështjeve të kohës së injorancës dhe janë gjëra që e

tronditin fenë. Pretendimi se ekziston molepsje, është pretendim i kotë. Mirëpo

duhet pasur parasysh se Allahu ka bërë që përzierja me disa të sëmurë të jetë

shkak për ndodhjen e sëmundjes tek ai që është i shëndoshë, por molepsja

nuk ndodh vetë me natyrën e saj. Një nga arabët, kur dëgjoi fjalën e

Pejgamberit – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem: “Nuk ka molepsje…” tha: O i

dërguari i Allahut! Devetë qëndrojnë në rërë sikur të ishin diba (lloj kafshe), e

nëse hyn tek ato zgjebarakja ua ngjit zgjeben atyre. Pejgamberi – sal-lAllahu

'alejhi ue sel-lem – tha: ”Po kush e zbriti zgjeben (ose sëmundjen ngjitëse)

në fillim?” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

E gjithë çështja është në Dorën e Allahut të Lartmadhëruar. Nëse Ai do, ia ngjit

zgjeben për shkak të kësaj zgjebeje (që ndodhet tek zgjebarakja) dhe nëse nuk

do, nuk ia ngjit zgjeben atyre. Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –

thotë: ”Të mos prezantojë ai që ka deve të sëmura tek ai që ka deve të

shëndosha” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Kuptimi i hadithit është: Mos

i sillni devetë e sëmura tek ato deve që nuk janë të sëmura, por i vendosni ato

në një vend të veçantë dhe të tjerat në vend tjetër. Pra kjo bëhet për t’u ruajtur

nga e keqja dhe për t’u larguar nga rrugët që të çojnë tek ajo, se siç dihet gjërat

janë në dorën e Allahut dhe nuk mund ta vendosi dikush molepsjen prej

natyrës së vet, por kjo është në dorën e Allahut.

“Thuaj: “kurrë nuk do të na ndodhë gjë neve, përveç çfarë Allahu ka

caktuar për ne.” [Teube. 51]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!