31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kurse lloji i dytë është: Gjëra që e tronditin akiden e dobësojnë besimin, e bëjnë

të mangët atë dhe e bëjnë personin që i bën këto t’i ekspozohet zjarrit dhe

inatosjes së Allahut. Mirëpo, ai që bie pre e këtyre gjërave nuk quhet

mosbesimtar.

Tani do të paraqesim disa shembuj konkretë në lidhje me këtë lloj, si p.sh.:

imoraliteti – kur dikush beson se ai është i ndaluar dhe nuk e bën atë të lejuar.

Pra, ai e di që është i ndaluar dhe nuk e bën atë të lejuar, por bën imoralitet

dhe e di që është gjynahqar. Ky nuk është mosbesimtar por është gjynahqar

dhe besimi i tij është i mangët. Ky gjynah, që ai bëri, e tronditi akiden e tij,

mirëpo nuk arrin në gradën e kufrit (mosbesimit). Por siç e thamë edhe më

parë se nëse ai beson se imoraliteti është i lejuar, atëherë ai quhet

mosbesimtar.

Gjithashtu nëse dikush thotë: vjedhja është e lejuar ose fjalë të tjera të kësaj

natyre, quhet mosbesimtar, sepse lejon atë që e ka ndaluar Allahu.

Edhe përgojimi, thashethemet, mosrespektimi i prindërve, ngrënia e kamatës

dhe gjynahet e tjera, që të gjitha janë prej gjërave që e tronditin akiden dhe

dobësojnë fenë dhe besimin (imanin).

Këtu hynë edhe bidatet (risitë), të cilat janë më të këqija se gjynahet. Bidatet

në fe e dobësojnë besimin, por nuk arrijnë deri në gradën e braktisjes së fesë

përderisa në to nuk gjendet shirk. Prej shembujve konkretë lidhur me këtë

çështje është bidati i ndërtimit mbi varre, si p.sh.: të ndërtojë një xhami ose

kube mbi varr. Ky është një bidat që e trondit fenë dhe e dobëson besimin,

mirëpo duhet pasur parasysh se ky gjykim është për atë që e ndërton atë e nuk

beson që lejohet t’i bësh kufër Allahut dhe nuk e shoqëron këtë gjest me lutjen

e të vdekurve, kërkimin e ndihmës prej tyre dhe zotimin për ata. Ai vetëm

beson se me këtë vepër të tij, ai i respekton ata dhe i vendos në gradën që

meritojnë. Atëherë kjo vepër nuk është kufër, por bidat i cili e trondit fenë, e

dobëson besimin, e bën atë të mangët dhe është rrugë që të çon drejt shirkut.

Nga bidatet e tjera që hynë në këtë çështje është edhe bidati i festimit të

mevludit (ditëlindjes) të pejgamberit. Disa njerëz në datën dymbëdhjetë të

muajit Rrabi’inil Euuel festojnë ditëlindjen e pejgamberit – sal-lAllahu 'alejhi ue

sel-lem -. Kjo vepër është bidat. Këtë vepër se ka bërë as pejgamberi – sallAllahu

'alejhi ue sel-lem -. as shokët e tij dhe as zëvendësit (kalifët) e tij të

drejtë. Këtë vepër nuk e ka bërë asnjë prej atyre që jetuan në shekullin e dyte

dhe të tretë dhe kjo vepër është një bidat i shpikur. Këtu hyn edhe festimi i

ditëlindjes se Bedeuiut, Abdul Kadir Xhilanit dhe të ndonjë tjetri.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!