31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

vende. Kjo ka ndodhur edhe në këto vende. Ka pas ndodhur në Rijad dhe në

Dir’ijeh para se të shfaqej thirrja e shejh Muhamed ibën Abdul Uehhab –

RahimehUllah -. Njerëzit në Rijad dhe Dir’ijeh merrnin për zota pemët, i

adhuronin përveç Allahut dhe disa njerëz që thoshin se ishin evlija, të cilët i

adhuronin bashkë me Allahun. Po ashtu ka pasur edhe varre që adhuroheshin

bashkë me Allahun.

Në Xhubejle gjendej varri i Zejd ibën Khatabit – radijAll-llahu anhu -, se ai aty

u vra gjatë luftërave të riddes, në ditët e Muselejmes. Varri i tij adhurohej

përveç Allahut derisa u shkatërrua ai varr dhe sot është harruar, dhe për këtë

falënderimi i takon Allahut. Gjë që ndodhi për shkak të thirrjes së shejh

Muhamedit – Allahu ia shenjtëroftë shpirtin dhe e shpërbleftë prej nesh dhe

prej muslimanëve me shpërblimin më të mirë.

Në Nexhd dhe Hixhaz ishin shumë të përhapur shirku i madh, ideologjitë dhe

besimet e kota, lutja e dikujt tjetër përveç Allahut, saqë nuk mund të

numërohet dhe as nuk mund të merret vesh. Por kur doli shejh Muhamed ibën

Abdul Uehhab – RahimehUllah – në gjysmën e dytë të shekullit të dymbëdhjetë

(sipas hixhretit) d.m.th.: para më tepër se dyqind vjet, thirri në rrugë të

Allahut dhe i drejtoi njerëzit drejt të vërtetës. Atë e armiqësuan shumë prej

dijetarëve injorantë dhe ndjekës të epsheve.

Por Allahu e përkrahu atë me dijetarët e të vërtetës dhe thirri në rrugë të

Allahut dhe i mësoi njerëzit e i ftoi ne njësimin (teuhidin) e Allahut. Ai ua

sqaroi atyre se adhurimi i xhindëve, gurëve, evlijave dhe njerëzve të mirë e të

tjerëve është shirk prej punës së injorancës (xhahilijes). Ai u tha atyre se këto

janë punët e Ebu Xhehlit dhe të tjerëve si ai prej mosbesimtarëve të

Kurejshitëve, të cilët e bënin këtë punë kur adhuronin Latën, Uzzan, Menatin

dhe kur adhuronin varret. Këto pra ishin punët e tyre. Ai – RahimehUllah – ia

sqaroi më së miri njerëzve dhe Allahu udhëzoi shumë prej njerëzve për shkak

të tij. Më pas thirrja e tij përfshiu gjithë Nexhdin. Në të u përhap Teuhidi dhe

Imani (besimi). Njerëzit e lanë shirkun që i bënin Allahut dhe adhurimin e

varreve pasi që ata i adhuronin ato, përveç disave që i mbrojti Allahu me

mëshirën e Tij. Disa prej tyre adhuronin njerëz të çmendur që nuk kishin

logjikë dhe i quanin ata evlija. E gjithë kjo ndodhte për shkak të injorancës së

madhe në të cilën ata ishin zhytur.

04 - Braktisja e fesë me anë të dyshimit:

Pak më parë paraqitëm braktisjen e fesë (ridden) me anë të fjalës, braktisjen e

fesë me anë të punës dhe braktisjen e fesë me anë të të besuarit. Ndërsa tani

do të sqarojmë braktisjen e fesë me anë të dyshimit. Shembulli i kësaj të fundit

(braktisjes së fesë me anë të dyshimit) është sikurse ai që thotë: unë nuk e di a

është i vërtetë Allahu apo jo? Unë jam në dyshim për këtë. Ky është

mosbesimtar që ka bërë mosbesim me anë të dyshimit. Po ashtu ai që thotë:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!