31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Ndërsa Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni askënd e asnjë veç

Atij.” [el-Isra : 23]

Po ashtu thotë:

“Kësisoj, lutuni vetëm Allahut duke e bërë besimin tuaj të pastër vetëm

për Atë Një e të Vetëm, duke iu përkushtuar plotësisht vetëm fesë së Tij

dhe vetëm për hir të Tij, sado që të urrejnë mosbesimtarët.” [el-Gafir : 14]

Dhe thotë:

“Dhe sigurisht që tashmë të është shpallur ty (o Muhamed) si dhe atyre (të

dërguarve) para teje: Në qoftë se bashkon të tjerë në adhurim me Allahun,

sigurisht që punët tuaja do jenë të pavlefshme dhe padyshim që do të ishe

nga të humburit.” [ez-Zumer : 65] Ajetet në lidhje me këtë temë janë të

shumta.

Kush pretendon ose beson se lejohet që të adhurohet bashkë me Allahun

dikush tjetër, qoftë ai melek (engjëll), pejgamber, pemë, xhind ose ndonjë

tjetër, ai është mosbesimtar. Por nëse e flet këtë me gjuhën e tij, atëherë është

mosbesimtar me fjalë dhe me të besuar së bashku. Dhe nëse e bën këtë dhe lut

dikë tjetër përveç Allahut, atëherë u bë mosbesimtar me fjalë, me vepër dhe me

të besuar së bashku – Allahu na ruajt prej kësaj.

Prej shembujve të rastit që lartpërmendëm, është ajo që bëjnë sot adhuruesit e

varreve në shumë vende. Disa lusin të vdekurit dhe kërkojnë ndihmë dhe

përkrahje prej tyre. Disa prej tyre thonë: O zotëria im! Përkrahje! Ndihmë! O

zotëria im! Ndihmë, ndihmë! Unë jam në fqinjësinë tënde, ma shëro të sëmurin!

Ma kthe atë që më mungon! Ma rregullo zemrën!

Ata thërrasin të vdekurit, të cilët i quajnë evlija dhe kërkojnë prej tyre këto

gjëra. Ata e harruan Allahun dhe i bënë Atij shok në adhurim dikë tjetër – i

Lartësuar është Allahu prej kësaj gjëje. Kjo vepër e tyre është mosbesim me

fjalë, me besim dhe me vepër.

Dikush tjetër thërret nga një vend i largët dhe nga zona tepër të largëta dhe

thotë: O i dërguari i Allahut! Më ndihmo… dhe shprehje të tjera të këtij lloji.

Ndonjë tjetër thotë tek varri i tij (pejgamberit): O i dërguari i Allahut! Shëroje të

sëmurin tim! O i dërguari i Allahut! Ndihmë! Përkrahje! Na ndihmo ndaj

armiqve tanë! Ti e di gjendjen tonë tani! Na ndihmo pra, ndaj armiqve tanë!

I dërguari – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, nuk e di gajbin (të fshehtën). Madje

gajbin nuk e di askush tjetër përveç Allahut të Lartësuar. Kjo është prej

shirkut me fjalë dhe vepër. Dhe nëse beson bashkë me këtë se kjo gjë është e

lejuar dhe s’ka problem, atëherë u bë shirk me besim, me fjalë dhe me vepër –

Allahu na ruajt prej kësaj. Kjo gjë ndodh në shumë shtete dhe në shumë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!