31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

02 - Braktisja e fesë me vepër:

Braktisja e fesë me vepra si p.sh.: Lënia e namazit.

Fakti që një përson nuk falet edhe pse thotë që namazi është detyrë por nuk

falet, është braktisje e fesë sipas mendimit më të mirë të dijetarëve rreth kësaj

çështjeje, duke u bazuar tek thënia e pejgamberit – sal-lAllahu 'alejhi ue sellem:

“Besa që është midis nesh dhe atyre është namazi, dhe kush e lë atë

ka bërë kufër (mosbesim).” (Transmetoi Imam Ahmedi, Ebu Daudi,

Tirmidhiu, Nesai, dhe ibën Maxheh me zinxhir transmetimi të saktë. Shekik

ibën Abdullah el Ukejli, tabi’iu për gradën e lartë të të cilit kanë rënë dakord

(dijetarët) – RahimehUllah – thotë: “Shokët e Muhamedit – sal-lAllahu 'alejhi

ue sel-lem -, nuk shikonin ndonjë vepër lënia e të cilës ishte kufër

(mosbesim) me përjashtim të namazit” (Transmeton Tirmidhiu dhe zinxhiri i

transmetimit të tij është i saktë). Kjo është braktisja e fesë me vepër (e cila

është lënia e namazit qëllimisht).

Prej këtij lloji është dhe bërja e Mus’hafit Sherif (Kur’anit) objekt përbuzjeje

dhe përçmimi, ose ulja mbi të me përbuzje, ose ndotja e tij me pisllëk

qëllimisht, ose shkelja e tij me këmbë me mospërfillje dhe përbuzje. Me të

gjitha këto njeriu del prej Islamit.

Prej braktisjes së fesë me vepër është dhe tavafi (sjellja rrotull) rreth varreve

duke e bërë në shenjë afrimi tek banorët e varreve, ose të falet për ata ose për

xhindët. Këto gjithashtu janë braktisje e fesë me vepër.

Ndërsa lutja që bën njeriu duke iu drejtuar atyre, kërkimi i ndihmës prej tyre

dhe zotimi për ta është braktisja e fesë me fjalë. Përsa i përket atij që bën tavaf

rreth varreve duke patur për qëllim me këtë vepër adhurimin e Allahut, ai ka

bërë një bidat (risi) që e trondit fenë, porse nuk është dalje nga feja. Pra, është

bidat që e trondit fenë nëse ai nuk ka për qëllim të afrohet tek i varrosuri me

këtë vepër. Veprimi i kësaj gjëje duke dashur të afrohet tek Allahu i Lartësuar

është injorancë prej atij që e bën këtë.

Prej kufrit (mosbesimit) me vepër është edhe kur dikush ther diçka për dikë

tjetër përveç Allahut dhe kur afrohet me atë që ther tek dikush tjetër përveç

Allahut. P.sh.: kur ai therr devenë, delen, pulën ose lopën për të varrosurit për

t’u afruar tek ata duke i adhuruar ata me anë të tyre, ose kur e bën një gjë të

tillë për xhindët, duke i adhuruar ata me anë të tyre. Po ashtu kur dikush i

bën këto për yjet, duke u afruar tek yjet me këto vepra. Këto nuk janë therrur

me emër të Allahut, po për dikë tjetër përveç Tij. Prandaj kanë gjykimin e së

ngordhurës dhe ky veprim i tyre është kufër i madh – Allahu na ruajt prej tij.

Që të gjitha këto që përmendëm janë prej braktisjes së fesë dhe prej të

kundërtave të Islamit me anë të veprave.

03 - Braktisja e fesë me anë të të besuarit:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!