31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Disa njerëz janë bërë pre të disa çështjeve që e tronditin akiden islame dhe

kanë rënë në disa të kundërta që e kundërshtojnë atë. Prandaj ngelet si detyrë

që t’i sqarojmë ato në këtë ligjëratë.

Këto gjëra që e trondisin akiden janë dy lloje:

– Njëri lloj e kundërshton këtë akide dhe e bën atë të pavlefshme, kështu që

edhe ai person që hyn në këtë lloj është jobesimtar – Allahu na ruajt prej kësaj.

– Kurse lloji tjetër e bën të mangët këtë akide dhe e dobëson atë.

Lloji i parë quhet kundërshtues. Ai e bën të pavlefshme akiden dhe e

shkatërron atë. Ndërsa personi që bie në të është jobesimtar, d.m.th. e ka

braktisur fenë islame. Ky quhet kundërshtues dhe po ashtu quhet

shkatërrues.

Lloji i pare:

Gjërat që e tronditin akiden dhe janë shkak për mosbesim. Ato gjëra që e

kundërshtojne Islamin, të cilat e bëjnë të detyrueshme braktisjen e fesë

(ridden) quhen të kundërta. E kundërta është herë fjalë, herë vepër; herë

besim, herë dyshim. Njeriu mund ta braktisi fenë (të bëjë ridde) qoftë edhe me

një fjalë që thotë, me një punë që vepron, me një besim që beson apo një

dyshim që has (takon). E kundërta që e trondit akiden dhe e bën të pavlefshme

vjen si pasojë e këtyre katër gjërave që lartpërmendëm. Këto gjëra i kanë

përmendur dijetarët në librat e tyre dhe e kanë quajtur këtë me titullin

“Gjykimi mbi atë që braktis fenë”.

Ai që braktis fenë është ai i cili ka mohuar dhe ka bërë mosbesim pas Islamit

(pasi deklaruar se ai është musliman). Ky pra është ai që braktis fenë, ai i cili

kthehet prej fesë së Allahut dhe e braktis atë. Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi

ue sel-lem -, thotë në lidhje me atë (që braktis fenë): “Kush e ndërron fenë e

tij vriteni” (Transmenton Buhariu në “Sahih”)

Në dy Sahihet (të Buhariut dhe Muslimit) transmentohet se pejgamberi – sallAllahu

'alejhi ue sel-lem – dërgoi Ebu Musa Esh’ariun në Jemen. Pas tij dërgoi

Muadhin, të birin e Xhebelit. Kur ky (Muadhi) mbërriti tek ai (Ebu Musa

Esh’ariu) ai i tha: Zbrit dhe vendosi atij një jastëk. Ndërkohë aty tek ai ishte

një burrë i lidhur. Ai i tha: çfarë është ky? Ai iu përgjigj: Ky ka qenë çifut dhe u

bë musliman, porse më pas u kthye në fenë e tij – fenë e keqe – dhe u bë çifut.

Ai tha: Unë nuk ulem derisa ai të vritet, ky është gjykimi i Allahut dhe i të

dërguarit të Tij. Ai i tha: Ulu! Por ai këmbënguli duke thënë: Unë nuk ulem

derisa ai të vritet! Gjykimi i Allahut dhe i të dërguarit të Tij. Kjo u përsërit tri

herë. Atëherë ai urdhëroi që ai burrë të vritej.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!