31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

mund të vendoset në esencën e Allahut që rrjedhin nga dëshira dhe fuqia e Tij,

atëherë ne mund të debatojmë rastin se është më e shëndoshë si arsye të

besojmë se ekzistenca e Allahut e obligon ekzistencën e krijesave, sikur çfarë

do shkak dhe pasojë e lidhur, sesa të besojmë në kotësinë tuaj, e cila është se

diçka mund ta ndërrojë pamundësinë (imtinaa’) në mundësi (imkan) [fillimi i

ekzistimit të krijesave përmes veprës së Allahut] pa ndonjë arsye të re ose

shkak, çfarëdo qoftë ai, që do ta obligonte këtë gjë.

Kështu, tash filozofët diskutuan se përderisa ata e konsideronin absurde këtë

vepër për një agjent (ose rezultati, prodhimi dhe vepra) papritur mund të bëhet

e lejuar, pasi që ishte e pamundur pa ndonjë arsye ose shkak që e obligon

shpjegimin e saj, atëherë është më e e logjikshme të pohohet se agjenti ka qenë

duke vepruar përjetësisht, në vend të asaj që Ehlul Kelami e kishin për obligim

ta mbanin si pikëpamje të tyre. Ata ishin të detyruar në atë përmes argumentit

të tyre të hudhut el exhsam (fillimit të trupave). Tash, kjo pamje e filozofëve

nuk është njëjta pamje sikur e Ehli Sunnetit, të cilët thonë se Allahu ka qenë

përjetësisht Ai që flet dhe vepron, ashtu si Ai dëshiron, dhe kur Ai dëshiron, që

do të thotë se kur Ai dëshiron, Ai krijon, dhe kur Ai dëshiron, Ai flet, dhe kur ai

dëshiron, Ai vepron, e cila është kundërt me thënien e filozofëve të cikët, sikur

Ehlul Kelami, mohojnë të folurit e Allahut, dhe veprimin e Allahut ashtu siç

dëshiron, dhe kur Ai dëshiron. Kështu, kur ata thonë se Allahu ka qenë duke

vepruar përjetësisht, ata e kanë për qëllim atë mbi të cilën ata janë, në

mohimin e cilësive dhe veprave të Allahut. Kështu, veprimi është çështje e

vazhdimësisë / gjë e përhershme me esencën e Tij (i pastër nga zgjedhjet,

dëshirat dhe veprat individuale që rrjedhin nga to). Pasoja është se universi

është një domosdoshmëri absolute, dhe ajo duhet të ekzistojë paralelisht me

ekzistimin e Allahut, pa pasur nevojë që Allahu ta paraprijë atë në realitet, dhe

pa pasur nevojë që universi të jetë i paraprirë me inekzistencë, sepse Allah dhe

universi janë sikur shkak dhe pasojë. Nëse ekziston shkaku i përkryer, edhe

efekti duhet të ekzistojë njëjtë.

Gjëja që duhet pasur në mendje gjithë këtë kohë është se për shkak që Ehlul

Kelami (xhehmitë, mu’tezilitë, kerramitë, rafidhitë muxhesim, esharitë dhe

maturiditë) të gjithë themeluan fjalët e tyre për Allahun përmes veglave

konceptuale, dhe përmes gjuhës së vetë filozofëve grekë, siç e kishin përdorur

ata për të nxjerrë argumentet e tyre, ata ishin të detyruar të përkonin (deri në

një masë) me pikëpamjet e filozofëve në versionin e tyre të teizmit, rreth asaj se

si ata e përshkruanin Allahun. Dhe kështu, ajo në të cilën të gjitha ata u

bashkuan, në kundërshtim me çfarë ka ardhur në librat e shpallur dhe me të

dërguarit, është se Allahu nuk ka vepra të lidhura me vullnetin dhe fuqinë e tij,

dhe se ai nuk e bën dhe nuk mundet të veprojë me zgjedhjen e tij (e’fal fi’lijjeh,

ef’al ihtijarijjeh). Si rezultat, filozofët e morën deri në njëfarë sqarimi (Allahu

dhe universi janë si shkak dhe pasojë, nëse shkaku është prezent, atëherë

edhe pasoja duhet të jetë patjetër prezent, dhe pasi që Allahu është duke

vepruar përjetësisht, universi është i përjetshëm bashkë me të.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!