31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

shumica e njerëzve nuk iu bindën të Dërguarit të tyre dhe e kundërshtuan

udhëzimin që u sollën të Dërguarit. Ka thënë i Lartësuari: “Shumica e

njerëzve, sado që të mundohesh ti, nuk janë besimtarë.” [Jusuf, 103] Dhe

ka thënë i Lartësuari: “E nëse i bindesh shumicës së njerëzve që janë në

tokë, ata do të të devijojnë ty nga Rruga e Allahut.” [el-En’am, 116] Dhe ka

thënë i Lartësuari: “Dhe pak nga robërit e Mi janë mirënjohës.” [Sebe`e, 13]

Dhe ka thënë i Lartësuari: “Me të vërtetë, hamendja e Iblisit për ata u

vërtetua; ata shkuan pas tij, përveç një grupi besimtarësh të vërtetë.”

[Sebe`e, 20]

67 - Dhe çdo i dërguar e thërriti popullin e tij në Teuhidin e Allahut, në bindjen

ndaj Tij, që të heqin dorë nga të bërit shirk Atij dhe nga mosbindja ndaj

urdhërave të Tij. Ka thënë i Lartësuari: “Me të vërtetë Ne kemi çuar tek çdo

popull të dërguar (që t’u thonin): Adhuroni Allahun dhe largohuni nga

Tagutët.” “Adhuroni Allahun” – domethënë: bindjuni Atij dhe veçojeni Atë,

përmbajuni fesë së Tij dhe qëndroni larg Tagutëve.

68 - Taguti është çdokush që adhurohet në vend të Allahut dhe është i kënaqur

që adhurohet, si dhe çdokush që nuk gjykon me ligjet që ka zbritur Allahut dhe

bën thirrje që të mos gjykohet me to.

Gjithashtu, Taguti është ai që i kalon kufijtë ose me shirkun e tij ose me kufrin

e tij ose me thirrjen e tij për shirk e kufër. Taguti më i keq dhe koka e të gjithë

tagutëve është Iblisi, mallkimi i Allahut qoftë mbi të, e mbas tij vjen çdokush që

thërret që të adhurohet në vend të Allahut dhe është i kënaqur që adhurohet

në vend të Allahut, siç është Faraoni dhe Nemrudi; ose ai që pretendon se ka

dije rreth Gajbit, siç janë fallxhorët, falltorët dhe magjistarët në Xhahilijet,

përpara Islamit. Gjithashtu, është edhe ai që me vullnetin e tij gjykon me ligje

të cilat nuk i ka zbritur Allahu.

Pra, ata janë kokat e tagutëve. Dhe çdokush që kalon kufirin dhe del nga

bindja e Allahut quhet tagut. Ka thënë i Lartësuari: “S’ka detyrim në fe,

sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembura.” “E drejta” është

Islami dhe ajo me të cilën erdhi Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Kurse “e shtrembura” është kufri, mohimi i Allahut, si dhe devijimi. Ka thënë i

Lartësuari: “S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e

shtrembura. Ai që mohon tagutët dhe beson Allahun është kapur në

lidhjen më të fortë e cila nuk këputet kurrë. Dhe Allahu është

Gjithëdëgjues dhe i Gjithëdijshëm.”

- “mohon tagutin” - domethënë: distancohet nga taguti dhe beson se ai është i

pavlerë, i kotë, si dhe distancohet nga shirku.

- “dhe beson Allahun” - domethënë: të besojë se Allahu është i Adhuruari i tij

i vërtetë dhe me hak, si dhe të besojë në Sheriatin e tij, të besojë Muhamedin

(‘alejhis-salatu ues-selam) dhe t’i nënshtrohet këtij besimi. Ky është besimtari.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!