31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

52 - Argumenti për namazin, zekatin dhe shpjegimin e Teuhidit është Fjala e të

Lartësuarit: “Dhe ata nuk u urdhëruan përveç se që ta adhuronin Allahun

me sinqeritet duke ia dedikuar Fenë vetëm Atij, të jenë Hunefa (në fenë e

Ibrahimit), si dhe të falin namazin e të japin zekatin. Kjo është feja e

drejtë.” Dhe ka thënë i Lartësuari: “Megjithatë, nëse ata pendohen, falin

namazin dhe japin zekatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në fe.” [et-Teubeh,

11] Dhe ka thënë i Lartësuari: “Por, nëse pendohen, falin namazin dhe japin

zekatin, atëherë i lini të qetë.” [et-Teubeh, 5]

53 - Argumenti për agjërimin është Fjala e të Lartësuarit: “O besimtarë. Ju

është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush.” [el-

Bekarah, 183] – e deri tek Fjala e Tij: “Muaji i Ramadanit...” [el-Bekarah, 183-

185] Domethënë që agjërimi është obligim për ju çdo vit, në muajin e

Ramadanit.

54 - Argumenti për haxhin është Fjala e të Lartësuarit: “Dhe për Allahun

është vizita (për haxh) e Shtëpisë së Shenjtë, e cila është detyrë për çdo

njeri që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, Allahu nuk ka

nevojë për askënd.” [Aali-Imran, 97] Dhe haxhi është detyrë që të kryhet një

herë në jetë, për shkak të fjalës së të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

“Haxhi është vetëm një herë; kush shton mbi këtë e ka haxh vullnetar.”

55 - E përmendëm më herët shpjegimin për këtë faqe dhe për faqen që vijon

mbas kësaj.

56 - Imani është ai që lidhet me zemrën, siç është pohimi i ekzistencës së

Allahut, pohimi që Ai është Zoti i të gjitha botëve, se Ai e meriton adhurimin, të

pohosh ekzistencën e Melaikeve, Librave, të Dërguarve, ringjalljen mbas

vdekjes, Xhenetin dhe Xhehenemin, Kaderin, si dhe të mirën e të keqen që vjen

me të. Të gjitha këto lidhen me zemrën dhe këto janë baza themelore të

domosdoshme, dhe s’ka Islam pa Iman dhe s’ka Iman pa Islam. Kështu që,

duhet patjetër që të jenë të dyja këto, duhet patjetër që të jetë Islami i

gjymtyrëve, duhet patjetër që të jetë Islami i zemrës me Imanin e tyre. Prandaj

Allahu i ka vendosur bashkë të dyja këto çështje në Librin e Tij madhështor, e

po kështu edhe i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i ka përmendur ato të

dyja së bashku.

Islami është nënshtrimi i shfaqur me bindjen për Allahun dhe braktisjen e

mos-bindjes ndaj Tij, kurse Imani përfshin veprat e fshehta të cilat lidhen me

zemrën dhe pohimin e saj. Islami përdoret edhe me kuptimin e Imanit dhe

Imani përdoret edhe me kuptimin e Islamit. Nëse përmendet Imani, ai i

përfshin të gjitha, e nëse përmendet Islami, edhe ai i përfshin të gjitha. Ka

thënë i Lartësuari: “Me të vërtetë Feja e pranuar tek Allahu është Islami.”

[Aali-Imran, 19] Pra, ai përfshin atë që lidhet me të fshehtën dhe atë që lidhet

me të shfaqurën. E po kështu është edhe Imani: nëse përmendet, ai i përfshin

të gjitha, për shkak të fjalës së Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!