31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të ishte i krijuar, pasi që çdo gjë që nuk përjashtohet nga cilësi të mangëta dhe

të rastësishme, është vetë i krijuar, sipas parimit të tyre. Kështu, ‘të folurit e

Allahut’ është vetëm të folur që Allahu e krijon në krijesat e Tij, e jo se Ai e ka

këtë cilësi të të folurit (kjo i bëri ata të thonë se Kurani është i krijuar) dhe

kështu, cilësitë e Allahut dhe veprat e Tij janë thjeshtë manifestim në krijesa, e

jo se janë të themeluara me esencën e Tij. Kjo ishte qasja e xhehmive dhe

mu’tezilive në përpjekjet e tyre për të mbajtur pozitë konsekuente pas

përdorimit të këtij argumenti, i cili në fakt u nis nga sabiunët e helenizuar dhe

u sollën te ummeti përmes Xhad bin Dirham dhe Xhehm bin Safuan.

Së dyti: Esharitë, ndërsa ata mbaheshin për mendimin se Allahu ekzistonte

përjetësisht me cilësitë e tij (ato të cilat ata i pohojnë), nuk ka pasur

manifestim të këtyre atributeve fare, deri në krijimin e këtij universi. Allahu

ishte plotësisht i lirë nga veprat (ndërsa sa i përket fjalëve, ata e konsiderojnë

këtë vetëm si domethënie në vete). Kështu, Allahu ishte Haliku (krijuesi),

mirëpo asnjëherë nuk krijoi asgjë në atë periudhë kohore para se ta krijonte

këtë univers, dhe Allahu ishte err-Rrezak (Furnizuesi) mirëpo ai nuk furnizoi

asgjë në atë periudhë kohore, dhe njëjtë, Allahu ishte er-Rrahman dhe err-

Rrahim, mirëpo nuk tregoi mëshirë, dhe ai ishte el-Kadir, mirëpo nuk shfaqi

fuqi, dhe kështu me të gjithë emrat dhe cilësitë e Tij. Të përballur me

shpjegimin se si krijesat filluan të ekzistonin, duke i ikur / evituar veshjen e

veprave (ef’al) në esencën e Tij, për të parandaluar shfuqizimin e argumenteve

të tyre intelektuale të cilat ata i morën nga xhehmitë dhe mu’tezilitë. Ata thanë

se përderisa Allahu dëshiroi në përjetësi me dëshirën e Tij të përjetshme

(iradeh), dhe me kudretin e tij të përjetshëm, muradi dhe makduri (ajo që

dëshirohet dhe caktohet) ishin të pamundshme të ndodhnin për një periudhë

të përjetësisë, dhe pastaj kjo ndërroi prej pamundësisë (imtina’) në mundësi

(imkan) – pa ndonjë arsye për ta ndërruar këtë nga pamundësia në pamundësi.

(Ata duhej ta mbanin këtë për të evituar falsifikimin e argumentit të tyre). Me

fjalë tjera, Allahu përjetësisht i kishte të gjitha atributet / cilësitë, efektet e të

cilave kurrë nuk u manifestuan, kurrë, para krijimit të qiejve dhe të tokës, dhe

pastaj, krejt rastësisht ato u shfaqën (për të krijuar këtë univers) pa ndonjë

arsye të dukshme / qartë.

Kështu, këta filozofë qëndruan duke shikuar, të hutuar / ngatërruar tek këta

njerëz, duke buzëqeshur me vetëkënaqësi, dhe duke menduar se kjo është një

lojë e lehtë për ne, dhe kështu gjuha e tyre gatshme tha:

Ju veç na keni dhënë një hapje për të diskutuar për besimin tonë se universi

është i përjetshëm, edhe pse ne nuk e kemi demonstruar ndonjë argument të

pavarur për pohimin tonë. Mirëpo, duke e sulmuar pozicionin tuaj, ne mund ta

mbrojmë dhe përkrahim pozicionin tonë, dhe ta bëjmë të duket sikur i yni

është alternativa e vetme, e cila është se ekzistenca e Allahut e bën absolutisht

të nevojshme ekzistimin e universit, dhe kështu Allahu dhe universi janë sikur

shkak dhe pasojë e njëkohshme / njëhershme. Dhe meqë ju (mutekalimunët),

duke përdorur veglat tona konceptuale, jeni pajtuar me ne se asnjë vepër nuk

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!