31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

përmendësh dhe që të rrënjoseshin në zemrat e tyre ngase ato janë prej

parimeve të Akijdes. Ai vdiq në vitin 1206 Hixhrij, ndërsa lindi në vitin 1115

Hixhrij. Pra, ai jetoi nëntëdhjetë e një vite. Jeta e tij qe e mbushur përplot me

bamirësi dhe thirrje për tek Allahu, duke dhënë mësim e udhëzim dhe duke

bërë durim përgjatë kësaj veprimtarie. Nëpërmjet tij Allahu shpëtoi robërit dhe

vendin në kohën kur ka jetuar, në këtë Gadishull. Thirrja e tij u përhap

gjithashtu edhe jashtë Gadishullit (Arabik), që nga Shami, Egjipti, Iraku, India

etj, si rezultat i thirrësave që morën dijen prej tij dhe pastaj shkuan në ato

vende e shtete, dhe si rezultat i letrave dhe librave të tij që u përhapën nga ai

dhe nga pasuesit, përkrahësit dhe thirrësat që ndiqnin thirrjen e tij për tek

Allahu.

2 - Është obligim për Besimtarin dhe Besimtaren, të voglin e të madhin, që t’i

mësojë këto çështje.

3 - Pra, njeriu e ka obligim që të ketë dije dhe të meditojë derisa të jetë i qartë

dhe të njohë Fenë e Allahut, i Cili e krijoi atë pikërisht për këtë gjë. Kjo dije

është njohja e Allahut, njohja e Pejgamberit të Tij dhe njohja e Fesë Islame me

argumente. Dhe kjo është gjëja e parë rreth të cilës mediton robi: kush është

Zoti i tij? Kështu, ai e mëson që Zoti i Tij është Krijuesi që e ka krijuar, e ka

furnizuar dhe i ka dhënë atij mirësi, Ai që ka krijuar të tjerët para tij dhe krijon

ata që do të vijnë pas tij; Ai është Zoti i gjithçkaje që egziston dhe, vërtet, Ai

është i Adhuruari me të drejtë, pos të Cilit askush nuk e meriton adhurimin,

kurrën e kurrës, as ndonjë melek (ëngjëll) i afërt tek Ai, as ndonjë profet i

dërguar, as ndonjë xhind, njeri, bust apo çdo gjë tjetër. Zaten, adhurimi i takon

vetëm Allahut dhe Ai është i Adhuruari me hak dhe Ai meriton që të

adhurohet. Dhe Ai është Zoti i gjithçkaje që egziston, Ai është Zoti yt dhe i

Adhuruari yt me hak, i Pastër dhe i Lartësuar nga çdo e metë është Ai. Prandaj

mësoje këtë çështjen e parë, e cila është: të njohësh Zotin tënd, të njohësh

Pejgamberin tënd dhe të njohësh Fenë tënde me argumente, “ka thënë

Allahu” dhe ka thënë i Dërguari”, e jo me opinione apo me fjalën e filanit,

porse me argumente nga ajetet dhe hadithet. Dhe kjo është feja Islame në të

cilën ti je i urdhëruar që të hysh dhe t’i përmbahesh saj. Dhe Islami është

adhurimi i Allahut. Ka thënë i Përsosuri e i Lartësuari nga çdo e metë për

adhurimin: “Dhe Unë nuk i kam krijuar xhindët dhe njerëzit përveç se që

të më adhurojnë Mua.” Ky adhurim është Islami. Ai është bindje ndaj Allahut

dhe ndaj të Dëguarit të Tij, është zbatim i urdhërave të Allahut dhe braktisje e

harrameve (ndalesave) që ka vendosur Ai. Ky është adhurimi për të cilin u

krijuan njerëzit. Ai urdhëroi ata me Fjalën e Tij që t’ia përkushtojnë adhurimin

Atij: “O ju njerëz adhuroni Zotin tuaj.” Domethënë, adhurojeni Atë duke iu

bindur urdhërave të Tij, duke qëndruar larg ndalesave që ka vendosur Ai, duke

nënshtruar fytyrën për Të dhe duke e veçuar me adhurim Allahun e Përsosur e

të Lartësuar nga çdo e metë.

4 - E prej saj është që ta njohësh Profetin tënd, i cili është Muhamed Ibn

‘Abdullah Ibn ‘Abdul-Mutalib el-Hashimij el-Kureshij el-Mekkij, pastaj el-

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!