31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ai jetoi 63 vjet, prej të cilave 40 vjet i kaloi përpara pejgamberisë dhe 23 vjet si

pejgamber dhe i dërguar. U bë pejgamber me suren “Ikra`” 60 dhe u bë i

dërguar me suren “el-Muddethir.” Vendlindja e tij është Mekkah, por më pas

ai u shpërngul në Medineh.

Allahu e dërgoi atë që të paralajmërojë kundër shirkut dhe që të thërrasë në

Teuhid.

Dhe argumenti është Fjala e të Lartësuarit:

“O ti, i mbështjellë (o Muhamed). Çohu dhe paralajmëro. Dhe Zotin tënd

madhëroje. Dhe rrobat e tua pastroji. Dhe ndyrësirën braktise. Dhe mos

jep gjë, me synimin që të marrësh më shumë. Dhe për hir të Zotit tënd,

duro.” [el-Mudethir, 1-7]

Kuptimi i ajetit: “Çohu dhe paralajmëro.” është që të paralajmërojë kundër

shirkut dhe të thërrasë në Teuhid,

- “Dhe Zotin tënd madhëroje.” – domethënë madhëroje me Teuhid.

- “Dhe rrobat e tua pastroji.” – domethënë pastroji veprat e tua nga shirku.

- “Dhe ndyrësirën braktise.” – ndyrësia (er-rrixhz) janë idhujt.

- “Braktise” do të thotë lëre, distancohu nga ajo dhe nga ithtarët e saj (d.m.th.

idhujtarët).

Ai vazhdoi të thërrasë në Teuhid për 10 vjet me radhë61, dhe mbas 10 viteve u

ngrit lart në qiell dhe iu dha detyra e faljes së pesë namazeve. U fal në Mekkeh

për tre vjet, dhe pastaj u urdhëruar që të bënte hixhret në Medineh.

Dhe hixhreti është shpërngulja nga vendi i shirkut për në vendin e Islamit.

Hixhreti është obligim për këtë Umet, që Muslimanët të shpërngulen nga vendi

i shirkut për në vendin e Islamit, dhe ai do të mbetet gjer në Orën e Fundit.

Dhe argumenti është Fjala e të Lartësuarit:

“Kur engjëjt ua marrin shpirtrat atyre që e kanë ngarkuar veten me

zullume, u thonë: “Ku ishit?” Ata përgjigjen: “Ishim të pafuqishëm në

Tokë”. (Melaiket) do t’u thonë: “A nuk qe Toka e Allahut e gjerë që të

emigronit në të?” Këta janë ata (njerëz), vendbanimi i të cilëve është

Xhehenemi; eh, sa i keq është ai vendbanim. Me përjashtim të meshkujve

të pafuqishëm, grave dhe fëmijëve, të cilët nuk kanë as fuqinë e as

mundësinë të drejtohen në rrugë, Allahu do t’i falë, se Allahu, me të

vërtetë, është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.” [en-Nisa, 97-99]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!