31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Dhe për Allahun është vizita (për haxh) e Shtëpisë së Shenjtë, e cila

është detyrë për çdo njeri që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk

beson, Allahu nuk ka nevojë për askënd.” [Aali-Imran, 97]

Grada e dytë është Imani.56

Dhe ai është shtatëdhjetë e disa degë. Më e larta prej tyre është fjala “La ilahe

il-lAllah”, kurse më e ulta është largimi i pengesës nga rruga. Edhe turpi është

një degë e Imanit.

Shtyllat e Imanit janë gjashtë: të besosh në Allahun, në Melaiket e Tij, në

Librat e Tij, në të Dërguarit e Tij, në Ditën e Kijametit, në Kaderin dhe në të

mirën e të keqen që vjen prej tij.

Dhe argumenti për këto gjashtë shtylla është Fjala e të Lartësuarit:

“Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por

mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, Melaiket,

Librin dhe Pejgamberët.” [el-Bekarah, 177]

Dhe argument për Kaderin është Fjala e të Lartësuarit:

“Me të vërtetë që Ne çdo gjë e kemi krijuar me Kader (me paracaktim).”

[el-Kamer, 49]

Grada e tretë është Ihsani.57 Ai ka vetëm një shtyllë, e cila është: “Që ta

adhurosh Allahun sikur e sheh Atë, por edhe pse nuk e sheh Atë, s’ka

dyshim se Ai të shikon ty.”

Dhe argumenti është Fjala e të Lartësuarit:

“Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë muhsinun

(punëmirë).” [en-Nahl, 128]

Dhe Fjala e të Lartësuarit:

“Dhe mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshirëplotin, i Cili e sheh

qëndrimin tënd në këmbë (gjatë namazit), dhe lëvizjet e tua midis atyre

që përulen në sexhde.” [esh-Shu’araa`, 217-220]

Dhe Fjala e të Lartësuarit:

“Në çfarëdo pune që të jesh, çfarëdo gjëje që të lexosh nga Kurani dhe

çfarëdo pune që të bëni (o njerëz), Ne jemi dëshmitarë, kur ju të

thelloheni në të.” [Junus, 61]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!