31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Dhe argumenti i kurbanit48 është Fjala e të Lartësuarit:

“Thuaj: Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i

përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak.” [el-En’am,

162-163]

Dhe argumenti nga Suneti është fjala e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sellem):

“E mallkoftë Allahu atë që bën kurban për të tjerë në vend të Allahut.”

Dhe argumenti i zotimit (en-Nedhr)49 është Fjala e të Lartësuarit:

“Ata e zbatojnë zotimin dhe i frikësohen Ditës (së Kijametit), tmerri i së

cilës përhapet gjithkund.” [el-Insan, 7]

Parimi i Dytë: që robi të njohë Fenë

Islame me argumente 50

Islami është: t’i dorëzohesh Allahut me Teuhijd dhe t’i nënshtrohesh Atij duke

iu bindur e duke u distancuar nga shirku dhe mushrikunët.

Islami është në tre grada: Islami, Imani dhe Ihsani. Dhe secila gradë ka shtylla.

Shtyllat e Islamit janë pesë51: dëshmia “La ilahe il-lAllah, Muhamedur

Rasulul-llah”, falja e namazit, dhënia e zekatit52, agjërimi i Ramadanit53 dhe

haxhi në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut.54

Argumenti për dëshminë55 është Fjala e të Lartësuarit:

“Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka

të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka

të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit.”

[Aali-Imran, 18]

Dhe kuptimi i dëshmisë [La ilahe il-lAllah] është: s’ka të adhuruar tjetër me

hak, me të drejtë përveç Allahut.

La ilahe: kjo pjesë e dëshmisë mohon gjithçka që adhurohet në vend të

Allahut.

Il-lAllah: kurse kjo pohon adhurimin për Allahun të vetëm e të paortakë në

adhurimin e Tij, ashtu siç nuk ka Ai ortakë në sundimin e Tij.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!