31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Dhe argumenti për mbështetjen (et-Teuekkul)42 është Fjala e të Lartësuarit:

“Dhe Allahut mbështetjuni nëse jeni besimtarë.” [el-Ma`ideh, 23]

Dhe Ai ka thënë:

“Dhe kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij.” [et-Talak, 3]

Dhe argumenti i shpresës në shpërblimin e Allahut (er-Rragbeh), frikës së

tmerrshme nga dënimi i Allahut (er-Rrahbeh) dhe përuljes (el-Khushuë)43,

është Fjala e të Lartësuarit:

“Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me

shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” [el-Enbija`, 90]

Dhe argument i frikërespektit (el-Khashijeh) është Fjala e të Lartësuarit:

“...e atyre mos iu frikësoni, frikësohuni vetëm prej Meje.” [el-Bekarah, 150]

Dhe argumenti i kthimit (el-Inabeh)44 është Fjala e të Lartësuarit:

“Kthehuni tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij...” [ez-Zumer, 54]

Dhe argumenti i kërkimit të ndihmës (el-Isti’aneh)45 është Fjala e të

Lartësuarit:

“Ty të vetëm të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” [el-

Fatihah, 5]

Dhe ka ardhur në hadith:

“E nëse kërkon ndihmë, kërko vetëm nga Allahu.”

Dhe argumenti i kërkimi të mbrojtjes (el-Isti’adheh)46 është Fjala e të

Lartësuarit:

“Thuaj: Kërkoj mbrojtje nga Zoti i agimit.” [el-Felek, 1]

Dhe Fjala e të Lartësuarit:

“Thuaj: Kërkoj mbrojtje nga Zoti i njerëzve.” [en-Nas, 1]

Dhe argumenti i kërkimit të ndihmës në rast vështirësie (el-Istigatheh)47 është

Fjala e të Lartësuarit:

“Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj.” [el-Enfal, 9]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!