31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

“E me të vërtetë xhamitë janë të Allahut, prandaj mos iu lutni askujt

tjetër krahas Allahut.” [el-Xhinn, 18]

E treta17: se kush i bindet të Dërguarit dhe e veçon Allahun, nuk i lejohet atij

që të miqësojë atë që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe në

qoftë ai prej njerëzve më të afërt. Dhe argumenti është Fjala e të Lartësuarit:

“Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të

ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë Allahun dhe të

Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose

vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besimin në zemrat e

tyre dhe i ka fuqizuar ata me shpalljen e Vet. Ai do t’i shpjerë ata në

kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojnë

përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata, por edhe ata do të jenë të

kënaqur me Të. Ata janë Pala e Allahut dhe, vërtet që Pala e Allahut do të

jetë fituese.” [el-Muxhadileh, 22]

Dije, Allahu të udhëzoftë në bindjen ndaj Tij18, se Hanifija19 është feja e

Ibrahimit, dhe ajo është: që ta adhurosh Allahun të vetëm, duke e bërë të githë

adhurimin me sinqeritet vetëm për Atë.

Dhe me këtë Allahu ka urdhëruar të gjithë njerëzit, si dhe i ka krijuar për

këtë20, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:

“Dhe Unë nuk i kam krijuar xhindët dhe njerëzit përveç se që të më

adhurojnë Mua.” [edh-Dharijat, 56]

- “të më adhurojnë Mua” do të thotë: të më veçojnë Mua në adhurim.

Dhe urdhëri më i madh nga Allahu është Teuhidi21, i cili është: veçimi i

Allahut në adhurim.

Kurse ndalesa më e madhe nga Allahu është Shirku22, që është: t’i lutesh

dikujt tjetër krahas Allahut.

Dhe argumenti është Fjala e të Lartësuarit:

“Andaj adhurojeni Allahun dhe mos i shoqëroni askënd Atij në adhurim.”

[en-Nisaa`, 36]

E nëse të thonë: Cilat janë tre parimet23 themelore që njeriu e ka detyrë t’i

dijë?

Atëherë thuaj: Që robi të njohë Zotin e tij, Fenë e tij dhe Pejgamberin e tij,

Muhamedin.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!