31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Autor: Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (RahimehUllah)

Burimi: “el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua” (5/225)

- Grada e katërt: Krijimi. Ne besojmë se Allahu Tebarake ue Te‘ala është

Krijues i çdo gjëje. Nuk ka asgjë në qiej e as në tokë, vetëm se Allahu e ka

krijuar atë. Allahu Tebarake ue Te‘ala e ka krijuar madje edhe vdekjen

megjithëse vdekja është mungesa e një jete.

Allahu Tebarake ue Te‘ala ka thënë:

“Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush

është më vepërmirë.” 67:2

Gjithçka që është në qiej dhe në tokë është krijuar nga Allahu Tebarake ue

Te‘ala. Nuk ka asnjë krijues tjetër përveç Allahut Tebarake ue Te‘ala. Ne e dimë

se gjithçka që Ai Subhanah vepron është krijim i Tij. Qiejt, toka, malet,

lumenjtë, dielli, hëna, yjet, erërat, njerëzit dhe kafshët janë të gjitha të krijuara

nga Allahu. Cilësitë e këtyre krijesave dhe gjendjet gjithashtu janë të krijuara

nga Allahu Azze ue Xhel.

15. Veprat dhe fjalët e robit

janë të krijuara nga Allahu.

Autor: Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (RahimehUllah)

Burimi: “el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua” (5/225-226)

Megjithatë, disa njerëz mund të pyesin se si veprimet tona dhe fjalët mund të

jenë vullnetare në qoftë se ato janë krijuar nga Allahu Azze ue Xhel. Kështu

është për shkak se veprimet tona dhe fjalët rrjedhin nga dy gjëra:

01 - Aftësia.

02 - Vullneti.

Nëse veprimi i njeriut buron nga dëshira e saj dhe aftësia, atëherë Allahu Azze

ue Xhel është Ai që krijoi këtë vullnet në zemrën e tij. Është gjithashtu Allahu

Azze ue Xhel i Cili krijoi aftësinë e tij. Ai pra në këtë mënyrë krijon shkakun e

plotë, si rezultat i të cilit ndodhin gjërat. Ai që krijoi shkaqet është Ai që ka

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!